Dalin detaje lidhur me veprimet hetimore për vdekjen e 31 vjeçarit Shkëlzen Qordja, punonjës i Gardës dhe shofer i ministrit Fatmir Xhafaj, i cili u gjet i pajetë me një plumb në kokë mëngjesin e sotëm.
Mësohet se policia ka shoqëruar disa punonjës të Gardës të cilët do të merren në pyetje në lidhje me këtë rast.
Ndërkohë ministria bëri me dije se sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.
Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave./a.m.