Paratë e nevojshme për të rifilluar kërkimin për trupin e pilotit të zhdukur, David Ibbotson, janë grumbulluar nga familja e këtij të fundit.
Ibbotson është i zhdukur që nga 21 janari, kur u rrëzua aeroplani, të cilin po e drejtoi ai, mbi Kanalin Anglez.
Ai po e transportonte futbollistin Emiliano Sala, trupi i së cilit është gjetur.
Edhe pse trupi i Salas ishte gjetur brenda rrënojave të aeroplanit, në fund të detit, piloti ende mbetet i zhdukur dhe Cristian Martin i Fox Sports ka raportuar se tashmë janë grumbulluar 400 mijë dollarët e nevojshëm për ta vazhduar kërkimin.
Familja e Ibbotosnit e kishte hapur një faqe për dhurimin e donacioneve në mënyrë që të rifillojë kërkimi për ta gjetur pilotin.
Kërkimet ishin ndalur menjëherë pasi ishte gjetur trupi i Salas, pasi që ky kërkim ishte financuar nga familja e futbollistit.
“Piper Malibu”, lloji i aeroplanit të fundosur në det, u zhduk mbrëmjen e 21 janarit, ku me të po udhëtonte Sala dhe piloti David Ibbotson.
E.Xh./