• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e Saimir Sulës në spitalin e Barcelonës, takim mes dy prokurorive: Zemra e tij vjen në Shqipëri pas testit së ADN

by Java News
10/02/2023 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar sa i takon rastit të shqiptarit Saimir Sula, trupi i të cilit u kthye në Shqipëri ndërsa i mungonte zemra.

Prokuroria shqiptare dhe ajo spanjolle kanë nisur shkëmbimin e informacioneve mes tyre për rastin e 31-vjeçarit Saimir Sula, i cili u kthye pa zemër nga Spanja.

Pala spanjolle sqaroi se për shkak të hapjes së çështjes në Spanjë nga familjarët e të ndjerit, si dhe në kushtet kur shqyrtimi i çështjes aktualisht është në Gjykatën e Lartë, pritet marrja e vendimit nga ana e kësaj gjykate dhe më pas do të procedohet me dërgimin e zemrës në Shqipëri.

Ndërkohë raportohet se kryerja e testit të ADN-së së zemrës do të vendoset nga gjykata spanjolle e cila aktualisht e ka në shqyrtim.

Në çdo moment në përfundim të proceseve në Spanjë, zemra do të dërgohet në Shqipëri.

Njoftimi i Prokurorise:

Informacion në lidhje me rastin e shtetasit S.S i cili ndërroi jetë në Spanjë 2020

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë informon në lidhje me takimin e zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Barcelonës, në Drejtorinë e Bashkëpunimit Gjyqësor Ndërkombëtar për rastin e të ndjerit, S.S.

Në takim morën pjesë, Mónica Marcos, Prokurore pranë Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Sonia Canal Prokurore e çështjes, si dhe zj. Suela Salavaci Prokurore e çështjes pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë.

Në takimin e datës 08.02.2023, u diskutuan çështjet e paraqitura paraprakisht palës spanjolle në rrugë elektronike në datë 06.02.2023, në lidhje me sa vijon:

–  Ecuria e ekzekutimit të letërporosisë së dytë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dërguar në Prill 2022

Pala spanjolle informoi Prokuroren Zj. Salavaci, se e kanë shqyrtuar dhe informacioni e kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të përcillet pranë autoriteteve shqiptare, pasi është në përfundim.

–  Dërgimi i zemrës së të ndjerit S.S., autoriteteve Shqiptare për të kryer analizën e ADN-së

Pala spanjolle sqaroi se për shkak të hapjes së çështjes në Spanjë nga familjarët e të ndjerit, si dhe në kushtet kur shqyrtimi i çështjes aktualisht është në Gjykatën e Lartë, pritet marrja e vendimit nga ana e kësaj gjykate dhe më pas do të procedohet me dërgimin e zemrës në Shqipëri.

–  Kryerjen e testit të ADN-së

Në kushte kur ekzekutimi i letërporosisë është në proces, kryerja e testit do të vendoset nga gjykata spanjolle e cila aktualisht e ka në shqyrtim, por në çdo moment në përfundim të proceseve në Spanjë, zemra do të dërgohet në Shqipëri.

–  Mospërputhjen e datave e pretenduar nga motra e të ndjerit se studimi histopatologjik i zemrës së shtetasit S.S., është bërë me datë 22.04.2020, (ndërkohë që ky shtetas ka ndërruar jetë në datë 09.05.2020).

Në lidhje me këtë pretendim, nga pala spanjolle u sqarua se ky është një gabim material i shkruar, pasi studimi hispatologjik ka filluar më datë 22.05.2020, kjo edhe për faktin se datat e referuara në brendësi të vendimit provojnë se është një gabim material i shkruar.

Pala shqiptare, prokurori i çështjes, Zj. Salavaci, kërkoi informacion mbi:

o          Parashikimet e legjislacionit procedural spanjoll në lidhje me ruajtjen e materialit gjenetik apo organit mbi të cilin kryhet dhe çdo analizë shkencore. Prokurori spanjoll informoi se sipas procedurës penale spanjolle, organi(zemra) asgjësohet pas përfundimit të procesit.

o          Në lidhje me rastin konkret, prokurori shqiptar kërkoi garanci për ruajtjen e organit (zemra) dhe prokurori spanjoll vuri në dispozicion kopje të vendimit të Gjykatës së Barcelonës datë 25.08.2021, përcjellë urgjent në Institutin Kombëtar të Toksikologjisë dhe Mjekësisë Ligjore në Barcelone, ku ishte disponuar mosasgjësimi i organit (zemrës) së të ndjerit S.S., nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Pala shqiptare, solli në vëmendjen e autoriteteve spanjolle sensibilitetin që kishte marrë kjo çështje në Shqipëri duke përfshirë median dhe institucionet përkatëse. Autoritet Shqiptare kanë ngazhim maksimal në zgjidhjen e çështjes.

Për sa më lart, u kërkua nga ana jonë komunikim të drejtëpërdrejtë mes prokurorive për shkëmbim informacioni në kohë./m.j

Next Post
“Adrenalina e festës s’duhet të cënojë jetën”/ Policia Rrugore mesazh shoferëve: Mos udhëtoni më shpejt se…!

Aksidentoi për vdekje gruan/ Gjykata lë në burg të riun, avokati: Është penduar, jepini një masë më të butë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In