• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdekja e paralajmëruar e ARMO-s!

by Pajtim Bello
03/12/2021 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pajtim Bello

Mësova se ARMO po shitet si skrap dhe nën boshllëkun e një ndjesie njerëzore psherëtiva: Vdiq! Ndokujt i duket çudi që thuhet Vdiq për një dinosaur që për eshtra ka kulla, kapriata dhe për deje rjete tubacionesh të gjitha metalike, për stomak rezervuar të mëdhenj; gjithçka metalike, më së shumti çeliqe special dhe metale të rralla.

Ndoshta për ndokën dosido, por jo për ata që e njohin dinosaurin që quhej Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës dhe shkurt thirrej UPTHN. Në atë dinosaur janë mëshiruar djersa, mund dhe mëndja e ndritur e qindra naftëtarëve, njerëz të lavdishëm që vinin në punë dinosaurin gjigand ku çdo sekond në barkun e tij injektohej nafta shqiptare dhe dorë pas dore nga njeri repart në tjetrin prej rafinimit dilnin nënproduktet e sajë që mbanin në këmbë një ekonomi të tërë. Dhe kjo për vite e vite me radhë.

E pra, gjigandi metalik është më shumë njerëzor; i gjithë prej kocke, mishi e gjaku se sa prej metali. Një flakë zjarri maj një oxhaku dhe nuk fikej kurrë, që vështroja sa hërë udhëtoja nga Fieri për në Gjirokastër në rrugën e vjetër, simbolizonte lavdinë e njerëzve që dinin ta vinin në lëvizje dhe bënin të dobishëm gjigandin metalik. Dhe kjo kur çdo gjë kur e parë së jashtmi por nëse hyje brenda kutpje se ishe në një botë tjetër. Takoje specialist të të gjitha niveleve nga punonjës me kategori profesionale, teknikë dhe inxhinierë të githë mendje dhe duar artë.

Lavdia e tyre shtohej kur shikoje ku punonin. Shkallën e lartë, delikate dhe e vështirë e tëknollogjisë të impononte një respekt në rritje. E pikrisht për mua dhe ata që e aknë njohur UPTHN ndjejnë dhimbje dhe thonë: Vdiq! Dhe vdekja e sajë ishte e paralajmëruar. Ajo ran ë vitet 1995-1996 por gjeti foca dhe u ringrit. Ishin njerëzit e sajë të cilët iu përkushtuan, e kuruan imtësisht dhe e shpëtuan, flaka mbi oxhak u rindez. Gjgandi metalik nisi të marrë fyrmë. Por nuk qe e thënë. Vdiq por jo se u shua vet. E qëlluan befasisht dhe keqas.

Kjo ndodhi në pranvrën e vitit 2008. Plagë e rëndë që u kthye në gangrenë. Vuajtje e pshtërim vit pas viti deri sa u rrëzua, mbylli sytë. Dëgjoj baballarët e Kombit që kacafyten të irrituar se dikush paska publikuar foton e Enver Hoxhës apo në një emison teatral na qenka satirizuar ish prefekti Qazim Mulleti. Aferim o baballrë! Pa qetësohuni dhe ktheni sytë nga një gjigand që ka vdekur. Më të po varroset një lavdi e madhe, një pasuri e madhe.

Si juve nuk gjeni kohë, të paktën, të thoni një përshpirtje për të?! Sikur të mundesha atë gjigand ta merrja në duar, si Statujën e Lulit të Vocërr, t’iua sillja në tavolinat tuaja. Ndoshta do ti kujtonte diçka, mbase iu bënte të ndjenit për të dhe për ata teknollogë nafte që iu prenë krahët, iu vranë krekarinë etyre. Po sikur të mund ta çoja në tavolinën e foltores se Sali Berishës dhe ti thoshja: “Merre, o i Pashpirti i pabesë! Ti e qëllove për vdekje.

Na thuaj ç’pate që e vrave?! Mos na gënje se të pamë të gjithë. Ishe ti, por jo vetëm. Bile nuk mungoi as zonja juaj ti jipte një bryll drejt vdekjes. Mbase njerëzit që të durrtrokasin do të ndalojnë dhe të mbajnë një minut heshtje për nder të sajë.

A thua do të bëjnë? Vetëm në mos qofshin prej mishi e gjaku.”. O more ku je!.. Sa poshtë kemi rënë, me çfarë nuk merremi, deri edhe me njerëz të marrë. Marrëzinë e brohorasim për lavdi, i ngremë përmendore. Lavdinë e poshtërojmë, e varrosim për së gjalli.

Next Post
Tjetër largim në PD, pas Ferdinand Xhaferrajt dorëhiqet edhe kreu i partisë së Lezhës

Tjetër largim në PD, pas Ferdinand Xhaferrajt dorëhiqet edhe kreu i partisë së Lezhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In