Vdekja e një shumësie

 

Frrok Çupi

Ka ndodhur pardje:

Sapo kryetari i Opozitës, Basha, dha lajmin ‘triumfal’ se në trenin politik opozitar kishte ngjitur 13 emra partish, në atë moment ra një zile telefoni në zyrat e PD: ‘Jemi nga Ambasada Amerikane!’.

Ka ndodhur po pardje, por menjëherë pasi ambasadorja Yuri Kim mbërriti në një vizitë pa plan në zyrën e Bashës:

Pesë minuta më vonë Basha bën një telefon në Shkodër dhe thërret një nga partitë e ‘trenit’, Muharrem Licin.Të inkriminuarit do të zbriten nga shumësia.

Partia Lici është e njohur në Shkodër për rekorde kriminale, që nga trafiqet e deri vrasjet, por i ishte bashkuar Opozitës si ‘parti e fitores’. Tani, me sa duket, po vdes kjo shumësi; po vdes përmes një ‘festivali’ të hapur mes opozitës dhe maxhorancës: Opozita tenton që të mbushë hendekun e krijuar nga braktisja e vlerave, e anëtarëve, e kontributorëve, e intelektualëve, e të rinjve…, ta mbushë me cilin të gjejë rrugës.

Partia Socialiste në maxhorancë nuk po shet ‘trena’; është përqëndruar te të vetët, kontributorë të shtetit: Te Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Fatmir Xhafaj, Vali Leskaj… Diferenca politike mes të dyjave është e dukshme.

Tani pritet zile tjetër në zyrat e Opozitës: Autorët e tragjedisë së Gërdecit ndodhen në trenin e opozitës, dhe duhen zbritur. Në mos ambasada- të paktën New York Times do të ribotojë komentet e tragjedisë shtetërore të vitit 2008. Në shumësinë opozitare ndodhet projekti i i një konflikti ndër- nacionalist në kufijtë tanë jugorë, mes ‘Çamërisë’ dhe ‘Vorio Epirit’. As ky nuk mund të zgjohet. Mbështetur në pjesën tjetër opozitare ndodhen disa persona të njohur në krim: Almir Rrapo, sekretar i Metës- i burgosur në SHBA; Klement Balili i thërritur si ‘Eskobar’ në Sarandë; Muhamman Karim, i burgosur përjetë në Bangladesh, i privilegjuar nga krerët e Opozitës; Halit Shahinaj,  i dënuar si vrasës dhe mik i presidentit të LSI, e të tjerë…

Këta vërtet janë shumë, por ç’rol po luan shumësia në këtë rast?

Roli i parë, hutimi i militantëve. Këta kur të humbin zgjedhjet nuk do ta besojnë, sepse kanë parë që ‘ishim shumë’

Roli i dytë, grumbullimi i shumësisë si presion kundër Reformës në Drejtësi dhe kundër Shteteve të Bashkuara. Nëse Fatmir Xhafaj, ish- ministër e deputet në PS, përbën një pikë kontakti për aleatët mbi vijimësinë  e Reformës, shumësia e fajtorëve përbën një ‘frikë’ ndaj aleatëve. Çfarë do të ndodhë kur organet e reja të Drejtësisë do të trokasin në portën e presidentit të Republikës (që është thuajse lider edhe për opozitën)? Si do të reagojë ‘shumësia’? A do të preket stabiliteti i vendit për shkak të humbjes në zgjedhje dhe për shkak të arrestimeve të SPAK?

Shumësia ‘guacë’ e partive në opozitë ka misionin e një çasti: manifestimin përballë Drejtësisë së Re. Nëse përballë Drejtësisë ndodhen 13 parti politike, atëherë kush mund të besojë se ‘shqiptarët e duan Drejtësinë’?. Liderët kryesorë të Opozitës, zoti Meta e Berisha, në çdo kthesë rruge kanë lëshuar sinjalin kundër Reformës. Partitë ‘guaska’ sa më shumë të jenë, aq më tepër bëjnë siç bën partia e madhe.

A do të ketë trazira ditën që do të ndodhë?…

Kjo është çështja që ecën paralel edhe me prezencën e ushtrisë amerikane në stërviten që nis në orët e para pas mbylljes së kutive të zgjedhjeve. Tani të gjitha palët dinë ta lexojnë këtë libër.

VERITAS.COM.AL

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com