• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vdekja e një prindi është e dhimbshme”, Rama publikon letrën e javës

by Java News
14/08/2017 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në faqen e tij të ‘Facebook’-ut letrën e javës, ku protagonist i saj është një djalë. Rama thekson se në një kohë kur trazohemi nga sjelljet e grabitqarëve të zyrave të shtetit, vjen dhe një mesazh që sipas tij ia vlen të lexohet.

Bëhet fjalë për Arlind Prengën, i cili shkruan se shteti i ka dhënë mbështetjen e tij të madhe për kurimin e babait të tij në Kubë, pavarësisht se ai humbi jetën. Prenga nuk nguron të falenderojë publikisht kreun e qeverisë, mininistrin Bushati dhe shumë emra të tjerë.

LETRA E JAVËS

Në ndërkohë që jo pa të drejtë trazohemi nga sjelljet e nga aktet e parazitëve dhe grabitqarëve në zyrat e shtetit, pak ose aspak vlerësohen moralisht, mijëra e mijëra punonjës, me dinjitet e profesionalizëm në shërbim të këtij shteti. Ja një ndër jo pak mesazhet e vlerësimit që i’a vlen të lexohet në respekt të këtyre punonjësve:

Pershendetje te Gjitheve,

Tani, qe ra sipari dhe Babai im, Dr.Mark Prenga, prehet me se fundi ne paqe, po Ju shkruaj dy rreshta falenderimi nga thellesia e zemres.
Udhetimi i shpreses ne Kube, per te kuruar Babain tim te semure me tumor ne mushkeri, u pre ne mes.

Vdekja e nje prindi eshte nje ngjarje shume e dhimbshme, aq me teper kur kjo ndodh ne dhe te huaj e ne nje vend shume larg Atdheut. Kendveshtrimi ndaj botes ndryshon papritur, nje brishtesi e jashtezakonshme trazon ambjentin rreth e rrotull teje.

Mendimi im pare ishte qe t’i drejtohem per ndihme organeve shteterore shqiptare.

Ne nje kohe rekord e me nje ndjeshmeri te papare, shteti shqiptar me ka ndihmuar ne çdo hap e ne çdo ore te dites dhe nates. Ne nje gjendje psikologjike te tille, kjo mbeshtetje ishte me nje rendesi te jashtzakonshme per mua dhe familjen time qe priste ne Shqiperi.
Gjithesecili nga ju, duke filluar nga Kryeministri Z. Edi Rama e duke vazhduar tek Z.Ditmir Bushati, Z.Gazmend Barbellushi, Z. Nuri Domi, Z. Guri Selmani, Z. Artan Canaj, Z. Rezar Bregu dhe ne fund por jo e fundit, Znj. Najada Sojli e stafin e New York-ut.

Ne kete odise kaq te veshtire e plot peripeci burokratike, ne nje nga etapat e kthimit ne Atdhe te tim Eti, pata fatin te takoja personalisht Znj. Najada Sojli, e cila me eshte gjendur prane ne çdo moment, me dhembshurine e nje motre te madhe e si nje funksionare e perkryer, me keshilla te vyera e me nje perkushtim per punen e saj. Nuk e humbi per asnje çast toruan dhe me keshillat e saj, u be i mundur transportimi i trupit nga Havana-Meksike-Neë York-Stamboll-Tirane.

Kishte shume sinjale qe shteti shqiptar ishte ne rrugen e duhur me shkolla, kopshte, rruge, sheshe, infrastrukture, lufte ndaj korrupsionit, imazhi i ri i Policise, Ushtrise, Shendetesise e te tjera. Ne qe jemi larg mbase i kuptojme me mire.

Me kete lloj mbeshtetje nga ana e shtetit, te paimagjinueshme deri pak vite me pare dhe e mirepritur nga te gjithe te afermit dhe miqte tane, po arrijme te shohim me ne fund, konturet e nje shteti te se drejtes, qe na ben te ndjehemi krenare kudo qe ndodhemi. Uroj te vazhdoni ne kete rruge kaq te rendesishme dhe te mos na zhgenjeni. Siç e thoni edhe vete “Shume kemi bere dhe ka ende shume per te bere”.

Shpresa vdes e fundit.

Me respekt

Arlind Prenga dhe familja.

P.S. Kerkoj ndjese nese kam harruar ndonje person pa falenderuar.

a.ç

 

 

Next Post
Segmenti i Unazës së Madhe nga shkolla teknologjike te Kopshti Botanik do jetë gati në shtator (FOTOT)

Segmenti i Unazës së Madhe nga shkolla teknologjike te Kopshti Botanik do jetë gati në shtator (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
Plani i Trump për aneksimin e ishullit, çfarë e bën Groenlandën ekonomikisht tërheqëse?

Plani i Trump për aneksimin e ishullit, çfarë e bën Groenlandën ekonomikisht tërheqëse?

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In