• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdekja e nënës së re dhe 20-vjeçarit në Durrës, Brataj: S’është vonuar ambulanca! Protesta e bluzave të bardha? S’mund të arrestohet mjeku për 50 mijë lekë!

by Java News
09/07/2021 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për dy ngjarjet e rënda të ndodhura në Durrës, ku një nënë e re humbi jetën pak ditë pas lindjes së fëmijës, dhe një 20-vjeçar mbeti viktimë, pasi i shpërtheu goma e makinës, në gomisterinë ku punonte.

Për të dyja rastet pati akuza nga familjarët se ambulanca kishte shkuar me vonesë në vendngjarje, ndërsa mjeku Brataj tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se ambulanca nuk vonohet, përveç rasteve kur ka mbingarkesë.

Gjithashtu, Brataj foli dhe për protestën e mjekëve, pas arrestimeve të fundit të bluzave të bardha nën akuzën e marrjes së ryshfetit, duke dalë në krah të bluzave të bardha, pasi sipas tij, mjeku ka në dorë jetën e njeriut dhe për rrjedhojë duhet t’i krijohen kushte për kryerjen e punës.

Vdekja e nënës së re në Durrës dhe e 20-vjeçarit në gomisteri, a u vonua ambulanca?

Brataj: Nuk kam të dhëna sa i përket orës kur ka mbërritur ambulanca, megjithatë e gjej në çdo moment. Për 20-vjecarin që humbi jetën te gomisteria nuk është e vërtetë, 9-10 minuta pas thirrjes ka mbërritur ambulanca. ka qenë gomë e madhe, me presion 2.3-2.4 ballë. Varet ku të kapë, po të kapi trupin, organet e brendshme dhe fytyrën, normal që presioni është shumë i madhe dhe humbet jetën që në moment. mesatarja e mbërritjes së ambulancave ka qenë 13.8 minuta në të gjithë Shqipërinë, jemi brenda standardeve. Ambulanca mund të ndodhë të vonohet, në raste kur ka mbingarkesë. Njeriu që ka një hall i duket minuti orë, por nuk na rezulton të kemi pasur vonesa. Kushdo që ka paqartësi, mund t’i drejtohet 127, sepse ne i verifikojmë.

Trajtohet ndryshe një shtetas i huaj dhe ndryshe një shqiptar…

Jo, dje ishte dhe në Peshkopi helikopteri, nuk ka ndryshime. Ne i përgjigjemi çdo urgjence brenda territorit të Shqipërisë.

Protesta e mjekëve…

Bluzat e bardha kanë qenë gjithmonë problem. Shumë herë institucione politike, apo kushdo qoftë, e zgjidhin duke kapur mjekun e duke e futur në burg, kur në 90% të rasteve kanë dalë të pafajshëm. Për çdo gjë, nuk e ke dokumentuar, vërtetuar. Në çdo fushë ka njerëz që janë tipik ndaj një gjëje, për dy kolegët e arrestuar nuk kam dëgjuar ndonjëherë, ndaj nuk jam dakord me mënyrën si janë trajtuar. Nuk mund të akuzosh një mjek për 50 mijë lekë, ndërkohë që për gjëra më të rënda i lë të lirë.

Shqiptarët i kanë sytë dhe i shkojnë gjërat. Nuk mund t’i turremi bluzës së bardhë e ta trajtojmë si kriminelë, kur në duart e tyre jemi. Edhe nëse s’do të ketë urgjenca e pandemi, duhen krijuar kushtet që mjekët shqiptarë, jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe nga ana profesionale, të trajtohen me të gjitha pajisjet e duhura. Nuk mendoj se ka mjek sot që presin t’i paguash, pa të dhënë ndihmën./m.j

Next Post
Kosovë/ Janë të shtruar 291 pacientë me COVID-19, prej të cilëve 17 rëndë

Konfirmohen 8 raste të reja dhe asnjë viktimë nga COVID në 24 orët e fundit në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In