• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e mistershme e 16-vjeçares shqiptare në Greqi, avokati: Zbardhja e telefonatave do të zbulojë të vërtetën

by Ardit Rada
24/08/2020 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vdekja misterioze e 16 vjeçares shqiptare Maria Hyseni në Trikala të Greqisë, është përfolur gjerësisht në mediat greke.

Avokati i familjes ka deklaruar se brenda kësaj jave do të zbulohet se çfarë ka ndodhur natën tragjike ku humbi jetën e reja.

Në një intervistë për “Energospoliti.gr“, avokati Dimistris Samartzis ka thënë se do të zbardhen telefonatat që e mitura ka bërë natën e vdekjes. Sipas tij, bisedat telefonike do të zbulojnë të gjithë rrjedhjen e ngjarjes.

Shqiptarja 16 vjeçare u gjet pranë një kishe me lëndime të rënda në fytyrë dhe trup. Fillimisht u raportua se e mitura mund të jetë vetëvrarë, por familjarët kanë këmbëngulur se vajza e tyre është vrarë.

Një muaj më parë e gjithë Greqia po merrej me këtë çështje … papritmas nuk dihet më asgjë, çfarë ndodhi?

Avokati: Hetimet vazhdojnë normalisht. Si dhe analizat e provave nga laboratorët. Erdhën pushimet e gushtit dhe mediat nuk po kërkojnë më informacione sa më parë.

Kur pritet të zbardhen tablatet telefonike?

Avokati: Është një proces që kërkon kohë, i cili varet nga shumë faktorë, por pritet të ndodhë nga dita në ditë. Është proces me rëndësi katalitike.

Çfarë tregojnë videot e mbledhura? A u gjet ndonjë gjë e re përtej asaj që është bërë e njohur?

Avokati: Nga pamjet e kamerave që janë mbledhur deri më tani, janë përjashtuar mundësi të ndryshme dhe të dyshuar të mundshëm, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme duke pasur parasysh që fillimisht ishin ta hapura të gjitha mundësitë. Por nuk ka asgjë të re.

A ka përfshirje të njerëzve të tjerë?

Avokati: Përfshirja e palëve të treta është diçka që na ka preokupuar ne dhe autoritetet që nga momenti i parë, hetimet janë kryer dhe deri më tani nuk është zbuluar asgjë thelbësore.

/e.rr

Next Post
Durrës/ Po ecte me gjyshen, makina me shpejtësi të lartë përplas një fëmijë në bulevardin “Dyrrah”

Durrës/ Po ecte me gjyshen, makina me shpejtësi të lartë përplas një fëmijë në bulevardin "Dyrrah"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

March 15, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Statutet e partive si letër higjenike

March 15, 2026
FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

March 15, 2026
Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

March 15, 2026
Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

March 15, 2026
Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

March 15, 2026
Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

March 15, 2026
Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

March 15, 2026
Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

March 15, 2026

A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In