Sali Berisha vijoi sot akuzat ndaj Policisë për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti.
Ai tha se i riu nuk ka vdekur nga qesja e drogës që ka kapërdirë. Madje Berisha tha se qesja u vendos me dorë.
“Kemi të bëjmë me një skenar dhe e vranë për së dyti Lear Kurtin. Qesja është vendosur me dorë. Si kalonka qesja në ezofag? Duhet një filxhan me vaj ulliri aty që ta kalosh poshtë. Po edhe sikur ta ketë kapërdirë, qesja nuk të vret” – tha Sali Berisha.
/a.r