Pas njoftimit për humbjen e kantautorit Kujtim Prodanin, presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllime familjarëve dhe të gjithë artdashësve. Meta thotë se këngët e tij do të dëgjohen përherë.
“Një humbje e madhe për artin shqiptar!
U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani.
Shumë dhimbje!
Ngushëllimet më të ndjera të afërmve, komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve.
Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë!”- shkruan presidenti Meta në “Faceebok”./a.p