• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdekja e këngëtarit Liam Payne kthehet në një thriller policor, autoritetet argjentinase përjashtojnë vetëvrasjen

by S T
08/11/2024 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse vdekja e Liam Payne më 16 tetor në Buenos Aires të Argjentinës, fillimisht dukej si një vetëvrasje, autoritetet lokale rreth tre javë më vonë e përjashtuan këtë mundësi.

Sipas thonë hetuesit, ata besojnë se ai nuk kishte ndërmend të vdiste, pasi, siç në gjendjen në të cilën ishte ai, nuk dinte se çfarë po bënte.

“Edhe pse disa prova nga historia mjekësore e viktimës mbeten për t’u analizuar, mungesa e instinkteve të vetëmbrojtjes ose të vetëruajtjes gjatë rënies, e kombinuar me prova të tjera relevante, çon në përfundimin se ai nuk ishte plotësisht ose fare i vetëdijshëm në momentin e rënies”, u tha në njoftim.

Ekzaminimi mjekoligjor tregoi praninë e alkoolit, kokainës dhe një antidepresivi në sistemin e tij në momentin e vdekjes.

Në kuadër të hetimeve që kanë nisur, tre persona janë arrestuar, të akuzuar për braktisje të viktimës, furnizim ose lehtësim të furnizimit të tij me lëndë narkotike.

Siç raportojnë mediat e huaj, një prej tyre e ka shoqëruar këngëtarin 31-vjeçar gjatë gjithë qëndrimit në Buenos Aires.

Në orët para vdekjes së tij, dëshmitarët flasin për tre punonjës hoteli dhe dy gra që ishin me muzikantin në dhomën e tij, por që ishin larguar në momentin e rënies.

“Hetimi kërkon gjithashtu të shqyrtojë përfshirjen e mundshme të një personi të tretë në ngjarjet që çuan në vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin përkatës.

Megjithatë, pak para rënies, sipas dëshmisë së një punonjësi hoteli, Payne dukej se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogës, ndërsa bëri kërdinë në dhomën e tij . Punëtori thirri 911 për ndihmë duke thënë “Duhet të dërgoni dikë menjëherë sepse nuk e dimë nëse është në rrezik. Dhoma e tij ka një ballkon dhe kemi frikë se ai mund të bëjë diçka kërcënuese për jetën e tij .’

Payne ishte me pushime në Argjentinë me partneren e tij, Kate Cassidy. Në postimin e tij të fundit, në fakt, pak ditë para vdekjes, ai kishte postuar një video ku kishin mëngjesin bashkë dhe dukej në humor të mirë.

Megjithatë, më 14 tetor, Cassidy ngarkoi një video në TikTok duke njoftuar se po kthehej në SHBA.

” Unë jam gati të shkoj. Sinqerisht, e dua Amerikën e Jugut, por nuk më pëlqen të qëndroj gjatë në një vend. Shkuam për pesë ditë, të cilat u kthyen në dy javë dhe unë isha sikur duhet të shkoja në shtëpi”, tha ajo.

Next Post
Emrat/ Trafiku i kokainës nga Ekuadori me banane, 30 urdhra ndalimi, zbulohet ‘koka’ e grupit

Emrat/ Trafiku i kokainës nga Ekuadori me banane, 30 urdhra ndalimi, zbulohet ‘koka’ e grupit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Konflikti më serioz që pas Luftës së Dytë”, Paskal Milo: Nuk do përdoren armët bërthamore…

March 19, 2026
Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

March 19, 2026
Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

March 19, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In