Kreu i ekzekutivit të Shqipërisë, Edi Rama shkruan për ndarjen nga jeta të ish- kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Rama shkruan se Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë.
Statusi i plotë:
Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot. Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija. Ai i’a doli aty ku shumëkush nuk i’a del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjëlit.
Lamtumirë mik i mirë!
a.ç