• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e gjimnazistes, shoqja tregon arsyen e vetëflijimit

by Aalison Pearse Stevens
08/06/2016 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjimnazistja i jep fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kallëmb, mbi qytetin e Memaliajt. Sipas Policisë, Bleona Aliaj është gjetur e varur dje në mëngjes nga prindërit. Në dëshminë e tyre në Polici, ata kanë thënë se vajza kohët e fundit ka qëndruar tejet e mbyllur dhe nuk fliste me askënd.

Madje, kur kthehej nga shkolla, ajo vetëm qante dhe nuk para shtrohej për të ngrënë së bashku me anëtarët e tjerë të familjes. Disa orë para se të kryente aktin e vetëvarjes, ajo ka komunikuar gjatë në celular, por nuk dihet se me kë.

Telefoni i saj është sekuestruar nga grupi hetimor dhe do të hetohen thirrjet e saj. Dyshohet se ajo është ngritur pas mesnate dhe ka dalë nga banesa. Ajo i është drejtuar kasolles ku edhe ka kryer aktin e vetëvarjes.

Shoqe të klasës i në gjimnazin e Memaliajt janë pyetur nga policia, por ato nuk kanë dhënë shumë detaje për të zbardhur arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë, veçse janë mjaftuar duke thënë se Bleona kishte shfaqur mungesë dëshire kohët e fundit për të mësuar dhe ishte mbyllur mjaft në vetvete.

Njëra nga shoqet që kishte raporte më të ngushta, ka aluduar për një përkeqësim të raporteve të saj me prindërit, sidomos me të atin, i cili i kërkonte ta linte shkollën dhe të shkonte me bagëti, çka për 15-vjeçaren kjo ishte e panegociueshme. Gjithsesi, shkaku po hetohet pasi ende nuk dihet konkretisht se çfarë ka ndikuar që ajo të kryejë këtë akt fatal.

Panorama/d.i.

Next Post

Gruda: Kosova i fali Çakorrin Malit të Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Artisti i epikës

Artisti i epikës

March 16, 2026
E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

March 16, 2026
Rugova për nga karakteri ishte Bogdanian

Ballkani Perëndimor në kryqëzim

March 16, 2026
Deklaratat e Ramës, Berisha: Institucionet e drejtësisë nuk reaguan, por u vetëposhtëruan

Deklaratat e Ramës, Berisha: Institucionet e drejtësisë nuk reaguan, por u vetëposhtëruan

March 16, 2026
Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

March 16, 2026
Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

March 16, 2026
Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual

Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual

March 16, 2026
Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

March 16, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

March 16, 2026
Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In