• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdekja e foshnjës nga fruthi, flet mjekja: Prindërit të mos neglizhojnë, të drejtohen te mjeku

by A R
09/02/2018 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefja e Infektivit në Pediatrinë e QSUT, mjekja e QSUT Eli Foto ka dhënë detaje për vdekjen e foshnjës 7 muajshe në pediatrinë e QSUT. Në një prononcim për gazetarin Erjon Skëndaj, mjekja tha se janë gjithsej 55 raste të prekura. Ajo tha se fruthi shoqërohet me komplikacione, e para është pneumonia dhe më pas encefaliti, raporton “BalkanWeb”.

“Kemi 55 raste të diagnositikuar me fruth. I kemi marrë të gjitha masat, fëmijëta janë të izoluar në dhoma të veçanta, plus që kemi hapur dhe dhoma izolimi për fëmijët e ri, që janë të dyshuar. Rastet që vijnë nga shërbimi ambulator që dyshohet për fruth i mbajmë në dhomë të veçantë, merren analizat, përcaktohet etiologjia dhe pastaj trajtohen. Fëmijët janë të gjithë moshës 0-1 vjeç, janë të pavaksinuar me vaksinën e fruthit. Kemi një kontingjent të vogël të moshës 1 vjeç e gjysmë deri në 4 vjeç. Janë fëmijë, të cilët nuk janë vaksinuar për arsye të frikës se nga vaksina mund të shkaktohet autizmit. Janë të gjithë të pavaksinuar. Kanë pasur komplikacione. Komplikacioni i parë dhe më i rëndë është të bësh penumoni, pastaj encefaliti por ne kemi pasur rastet me pneumoni. Deri tani kemi pasur një rast me fatalitet, me pneumoni të rëndë në moshën 7 muajshe”, tha mjekja, raporton “BalkanWeb”.

Mjekja ka sqaruar se fruthi ka simptoma si gripi duke këshilluar prindërit të mos i neglizhojnë këto simptoma dhe të paraqiten tek mjeku pas shfaqjes së temperaturës.

“Fruthi ka një karakteristikë që fillon tamam si gripi dhe tre ditët e para bën temperaturë 39-40 gradë. Nënat që kanë fëmijë 0-1 vjeç duhet të drejtohen menjëherë tek mjeku pediatër. Kjo është një sëmundje që një periudhë të parë 2 javësh ka inkubacionin që virusi zhvillohet. Pastaj 3-4 ditë ka probleme si të gripit, vihet re skuqje e syve, ka një kollë të fortë, ka sekrecione nga hundët, temperaturën e 39-40 gradë. Pastaj shfaqet ekzantema. Kur shfaqet ekzantema, nëna e kupton edhe vetë por ne themi që nënat të kenë kujdes në periudhën që kanë temperaturën e lartë dhe për fëmijët 0-1 vjeç. Prindërit të drejtohen menjëherë tek mjeku pediatër që mund të dallojë shenjat e brendshme të fruthit. Të mos e neglizhojnë, iu them të mos ngatërrohen sepse koincidon me periudhën e gripit e varicelës por me temperaturë të lartë të adresohen tek mjeku. Të gjitha nënat që kanë pasur kontakte dhe fëmijët me fruth janë vaksinuar këtu në pavijon nga ISHP”, deklaroi mjekja Eli Foto.

Next Post
Ekspertët gjejnë 6 plumba në trupin e Oliver Ivanoviç

Gazeta zvicerane: Ivanoviç nuk u vra nga shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

March 12, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Kuko: Shqipëria nuk mund të hyjë në BE duke pasur standardet e Rusisë në drejtësi

March 12, 2026
Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

March 12, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vendimi për Ballukun-Vangjeli: Qëndrimet e palëve ndryshojnë, kur njëri është i nënës dhe tjetri i njerkës

March 12, 2026
“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In