Pas gjetjes se bashkeshorteve Tata te pajete brenda baneses se tyre, si pasoje e asfiksise nga rrjedhja e gazit, policia po heton ne disa pista, duke mos e perjashtuar edhe mundesine e nje vetevrasjeje. Burime per “Panorama” nga grupi i hetimit kane bere me dije se nje nga pistat qe po hetohet eshte edhe ajo e nje vdekjeje jo aksidentale.
Dyshohet se gazin nje nga bashkeshortet, femijet e te cileve jane ne Itali, ta kete lene hapur qellimisht, por kjo mbetet ende ne fazen e hetimit. BW raporton se ka qene gruaja ajo qe e ka lene hapur gazin, per t’i dhene fund jetes, pas problemeve qe kane pasur, pasi thuhet se bashkeshorti ka qene i alkoolizuar dhe familja jetonte ne varferi te madhe. Mesohet se mbesen e tyre gruaja e kishte cuar te fqinja.
Informacioni i policise
Më datë 22.12.2017, rreth orës 11:15, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në një banesë në lagjen ”Pavarsia”, janë gjetur të pajetë dy shtetas.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në banesën e shtetasit Rr.T., në lagjen ”Pavarsia”, si pasoje e asfiksimit të rrjedhjes së gazit janë gjetur të pajetë dy bashkëshortët Rr.T. 60 vjeç dhe P.T., 56 vjeç. Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë për tu kryer ekspertiza mjeko-ligjore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
ma.me