• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e çiftit në Pogradec, flet vëllai i burrit: Helmin e bleva unë…

by A R
02/03/2017 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Korçës e ka përqendruar në dy pista hetimin për ngjarjen e ndodhur në fshatin Velçan, ku u gjetën pa jetë bashkëshortët Fatbardha dhe Erzen Torra, raporton “Panorama”.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se është përjashtuar dyshimi i vrasjes nga persona të tjerë dhe se janë dy pista për shkakun e ngjarjes që çoi 23-vjeçaren deri në kryerjen e krimit të rëndë.

Deklarimet e familjarëve kanë hedhur dritë mbi një ngjarje të ndodhur dy ditë para krimit, ku çifti i bashkëshortëve Fatbardha dhe Erzen Torra janë grindur ashpër me njëri-tjetrin, pasi Erzeni ka shkuar në shtëpi vonë dhe në gjendje të dehur. Të njëjtat burime thanë se është duke u hetuar edhe në një pistë tjetër, e cila nuk bëhet e ditur për shkak të specifikës së kësaj çështjeje.

“Lidhur nga rrethanat e vërtetuara në skenën e krimit, rezulton se autore është Fatbardha Torra. Ajo i ka dhënë një goditje pas veshit Erzenit dhe më tej në kushtet e tronditjes psikologjike është vetëhelmuar”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit.

Sipas të dhënave, 23- vjeçarja ka konsumuar bar miu, të cilin e ka gjetur në haurin e bagëtive. Helmi, sipas të dhënave, ishte vendosur atje nga vetë vëllai i Erzenit. I riu vetë ka pohuar përballë grupit hetimor se ai e ka blerë helmin, pasi vazhdimisht e përdornin për minjtë në katet e poshtme të banesës.

Ekspertët kanë arritur të gjejnë edhe shenja gjaku në rrobat e 23-vjeçares, që kanë përfunduar aty në momentin që ajo e ka goditur. Një tjetër element që sipas hetuesve korrespondon me versionin e ngritur është edhe shkopi me të cilin është goditur 26-vjeçari, i cili është vërtetuar të jetë mjeti i krimit.

“Nga ekspertët është vërtetuar se kemi të bëjmë me vrasje e më pas vetëvrasje dhe se e vetmja pistë hetimi mbetet ajo e shkakut të ngjarjes”, bënë të ditur burime të Policisë. Ndërkaq të afërmit e Erzen Torrës të tronditur nga ngjarja vazhdojnë të hedhin dyshime se vrasja mund të jetë bërë nga një person i tretë.

“Kemi shkuar në polici, pasi nuk gjejmë portofolin e Erzenit dhe u kemi shprehur dyshimin se ndoshta këtë mund ta ketë bërë dikush tjetër. Mbase i kanë vrarë diku larg, i kanë marrë lekët dhe i kanë sjellë atje që të mbulonin gjurmët. I kërkuam Policisë të hetojë, nuk e pranojmë dot mendimin se këtë gjë mund ta ketë bërë Fatbardha. Megjithatë është policia ajo që do nxjerrë të vërtetën dhe ne po presim që të mësojmë çfarë ka ndodhur”, është shprehur Hysni Balli, kushëriri i Erzen Torrës./b.d

Next Post
Mogherini i shmanget Bashës? PD: Do takohet me Palokën e Spahon

Mogherini i shmanget Bashës? PD: Do takohet me Palokën e Spahon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In