• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e Besnik Koçiut në burg/ Helsinki: U mbajt tetë ditë i sëmurë në qeli, duhej të trajtohej menjëherë

by A R
07/08/2025 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka reaguar pas vdekjes së Besnik Koçiut, një i paraburgosur 57-vjeçar që ndërroi jetë më 24 korrik 2025 në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja”, vetëm tetë ditë pas futjes në paraburgim.

Në një komunikatë për mediat, organizata ngre pikëpyetje lidhur rastin e Koçiut, për sa i përket trajtimit mjekësor të personave të privuar nga liria.

Besnik Koçiu ishte pranuar në IEVP më 16 korrik dhe që në momentin e parë kishte raportuar diagnoza të rënda dhe të njohura mjekësisht si: diabet tip 2 (nën insulinë), hipertension i avancuar, dislipidemi dhe një goditje në tru e kaluar vetëm gjashtë muaj më parë. Pavarësisht këtyre kushteve, ai nuk u dërgua në një strukturë spitalore, por u mbajt në kushte paraburgimi të zakonshme.

KShH thekson se ankesa për gjendjen shëndetësore ishin “të përsëritura dhe të dokumentuara”. Megjithatë, reagimet institucionale kanë qenë të pamjaftueshme dhe, sipas monitorimit të realizuar nga vetë organizata, mungon dokumentacioni që të tregojë ndonjë veprim konkret për mbikëqyrjen e specializuar të tij.

Organizata ngre pikëpyetje lidhur me shkeljen e të drejtave dhe neglizhencë sistemike, ndërsa bën gjithashtu thirrje për hetim.

REAGIMI I PLOTË

Sipas njoftimeve të publikuara në media më datë 26.07.2025, familjarët e shtetasit B.K përmes një letre të hapur bënin apel për hetimin e humbjes së jetës së tij në ambientet e paraburgimit “Jordan Misja”. Nisur nga ky njoftim, KShH në datën 29.07.2025 zhvilloi një monitorim në ambientet e IEVP “Jordan Misja”, me qëllim verifikimin e çështjeve të ngritura nga familjarët e të ndjerit.

Shtetasi B.K, ishte akomoduar në IEVP “Jordan Misja” më datë 16.07.2025 dhe që në momentin e pranimit në institucion kishte referuar se trajtohej për disa diagnoza komplekse si: Diabet Mellitus tip. 2, nën insulin, HTA st. IIII, Dislipidemi. Gjithashtu referonte se para 6 muajsh kishte kaluar AVC ischemic akut.

Rezulton se, gjatë ditëve të para të akomodimit të tij (sipas shënimit të Kartelës Mjekësore, të datës 18.07.2025), shtetasi B.K kishte paraqitur ankesa për dhimbje koke, dobësi trupore dhe djegie. Nga kqyrja e dokumentacionit u konstatua se ankesa të tilla ishin të vazhdueshme. Për këtë arsye, më datë 21.07.2025, shtetasi B.K ishte transferuar nga Godina A ku kishte qëndruar deri në atë moment, drejt Godinës B të institucionit, për shkak të kushteve më të mira të akomodimit që ofron.

I paraburgosuri ishte vendosur fillimisht në dhomën nr. 2, bashkë me 3 shtetas të tjerë, por për shkak të gjendjes jo të mirë dhe shqetësimeve që paraqiste, ishte transferuar sërish, kësaj here drejt dhomës nr. 6, ku kishte qëndruar i vetëm. Gjendja e tij jo e mirë shëndetësore, rezulton të ketë qënë e dukshme edhe për punonjësit e policisë në sektor, pasi për datën 22.07.2025, në Librin e Lënies së Detyrave, nga Specialisti i Policisë G.R, ishte lënë shënimi: Të mbahet nën vëzhgim vazhdimisht i paraburgosuri i dhomës nr. 6, kati -1, sektori 2, B.K e të informohet specialisti i informacionit për çdo shqetësim. Megjithatë,nga verifikimet e KShH-së nuk u konstatua të ishin mbajtur praktika të dokumentuara për hapat e ndjekur për mbajtjen e shtetasit B.K nën vëzhgim. Kjo mund të dalë vetëm nga një verifikim i kujdesshëm i kamerave të sigurisë të vendosura në korridorin ku ndodhej dhoma ku i paraburgosuri ishte akomoduar.

Mbrëmjen e datës 23.07.2025, në Librin e aktivitetit 24 orësh ishin mbajtur shënime se në orën 20:45, i paraburgosuri B.K ishte pa qejf. Në orën 21:00 dhe 22:05 kishte shkuar në dhomën e tij ndihmës mjekja e cila i kishte matur tensionin. Rezulton që prej këtij momenti, për afro 9 orë deri mëngjesin e nesërm kur është gjetur pa ndjenja nuk ka asnjë praktikë që të dokumentojë njoftimin e mëtejshëm të gjendjes së tij shëndetësore nga ana e stafit policor apo atij shëndetësor.

Punonjësit e turnit të parë, në orën 7:00 të datës 24.07.2025 kishin konstatuar se shtetasi B.K i akomoduar në dhomën nr. 6 nuk reagonte kur i flisnin. Ishte lajmëruar menjëherë përgjegjësi si dhe ndihmës mjekja, e cila kishte hyrë në dhomë në orën 07:03. Në orën 07:05 ishte kryer shoqërimi i tij drejt urgjencës së QSUT-së, ku prej mjekut të urgjencës ishte konkluduar se i paraburgosuri B.K kishte bërë Exitus letatis (vdekje) me diagnozën: Suspect Arrest Kardiak.

Nga monitorimi i mësipërm, rezulton se shtetasi ka qëndruar i akomoduar në IEVP “Jordan Misja” për rreth 8 ditë, por pavarësisht kërkesave të tij të përsëritura për tu dërguar në spital, një gjë e tillë nuk ishte realizuar për shkak se sipas konstatimeve të personelit mjekësor parametrat e tij ishin normalë dhe ishte rekomanduar kryerja e ekzaminimeve laboratorike të tij në vijim. Mgjth, KShH ngre pikëpyetje për faktin që diagnozat komplekse të këtij shtetasi si dhe vuajtjet e tij të vazhdueshme të komfirmuara edhe nga të paraburgosurit që ndanë dhomën me të, kërkonin një reagim të shpejtë për ekzaminim dhe trajtim të specializuar të tij menjëherë pas pranimit të tij në IEVP.

KShH vëren se ekzaminimi dhe mbikëqyrja e vazhdueshme e gjëndjes shëndetësore të shtetasve që akomodohen në ambientet e institucioneve të privimit të lirisë, është detyrim që buron edhe nga nenet 15 dhe 20 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, pikërisht me qëllim parandalimin e rasteve të humbjes së jetës apo vetëvrasjeve. Shërbimi i kujdesit shëndetësor duhet të sigurohet 24 orë dhe në rast sëmundjesh, të cilat nuk mund të diagnostikohen apo kurohen në këto institucione, shtetasve të burgosur u njihet e drejta e transferimit pranë Qendrës Spitalore të Burgjeve apo Qendrës Spitalore Universitare Tiranë. Referuar parashikimeve të nenit 41 të ligjit nr. 81/2020, personeli mjekësor i IEVP-ve ka detyrën të evidentojë dhe njoftojë menjëherë për sëmundjet që kërkojnë trajtim të specializuar.

Në këtë drejtim vlen të përmendim edhe standartet e elaboruara nga jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut, e cila pavarësisht se vëren se “përshtatshmëria” e ndihmës mjekësore mbetet elementi më i vështirë për t’u përcaktuar në sistemin e burgjeve, ajo udhëhiqet nga testi i kujdesit të duhur, duke patur në konsideratë mjetet që shteti ka ndjekur dhe jo rezultatin. Sipas nenit 3 të Konventë (KEDNJ), vlerësohet nëse autoritetet përkatëse vendase kanë marrë në kohën e duhur të gjitha masat mjekësore të arsyeshme të mundshme në një “përpjekje të ndërgjegjshme për të penguar zhvillimin e sëmundjes në fjalë (Goginashvili kundër Gjeorgjisë, 2011, § 71). Vetë fakti që një i paraburgosur vizitohet nga një mjek dhe i përshkruhet një formë e caktuar trajtimi nuk mund të çojë automatikisht në përfundimin se ndihma mjekësore ishte e mjaftueshme (Hummatov kundër Azerbajxhanit, 2007, § 116). Autoritetet duhet gjithashtu të sigurojnë që kur është e nevojshme nga natyra e një gjendjeje mjekësore, mbikëqyrja të jetë e rregullt dhe sistematike dhe të përfshijë një strategji gjithëpërfshirëse terapeutike që synon trajtimin adekuat të problemeve shëndetësore të të paraburgosurit ose parandalimin e përkeqësimit të tyre, në vend që t’i adresojë ato në bazë simptomatike (Amirov kundër Rusisë, 2014, § 93).

KShH bën thirrje për verifikime të mëtejshme, objektive dhe të gjithëanshme nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve lidhur me ngjarjen, për identifikimin e përgjegjësive sipas rastit dhe parandalimin e rasteve të tjera të ngjashme në të ardhmen.

Në përfundim, KShH vëren me shqetësim të thellë se politika penale e ndjekur në vijimësi nga sistemi ynë i drejtësisë përkundrejt përdorimit të tepruar të masës së sigurisë “arrest në burg” vijon të jetë problematike. Nuk ështe hera e parë që shtetas me probleme të rënda shëndetësore dhe që nuk paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore apo të veprës penale për të cilën hetohen, humbasin jetën në sistemin e paraburgimit. Kjo politikë është jo në përputhje me standardet ndërkombëtare të cilat inkurajojnë me forcë mos përdorimin e masave shtrënguese të kufizimit të lirisë gjatë hetimeve, veçanërisht kjo duke pasur parasysh në rastin konkret historikun mjekësor të shtetasit B.K.

Next Post
Në Chengdu janë gati të startojnë Lojërat e 12-ta Botërore

Në Chengdu janë gati të startojnë Lojërat e 12-ta Botërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

700 familjeve shqiptare u kërkohet të largohen vullnetarisht nga Anglia/ 3 mijë paund për të lënë vendin. Kërkesa nga..

700 familjeve shqiptare u kërkohet të largohen vullnetarisht nga Anglia/ 3 mijë paund për të lënë vendin. Kërkesa nga..

December 5, 2025

“Flamur Noka me zor ka mbaruar fakultetin” – Reagimi i Dash Sulës për Salianjin: Bravo i qoftë

December 5, 2025
Mori 2,4 milionë lekë për një ndërtim pa leje, çohet për gjykim polici bashkiak dhe qytetari

Ndonjë anëtar i KLP-së a është nën hetim nga SPAK? Ja përgjigjia që jep Prokuroria e Posaçme

December 5, 2025
“Mbërriti zarfi me..”/ Çudit me deklaratën e tij Berisha: Kartelet shqiptare përcaktojnë zgjedhjet edhe në Amerikën Latine!

“Mbërriti zarfi me..”/ Çudit me deklaratën e tij Berisha: Kartelet shqiptare përcaktojnë zgjedhjet edhe në Amerikën Latine!

December 5, 2025
Greqi/ Vijojnë protestat e fermerëve, bllokohet rruga Kakavijë-Janinë. U lejohet kalimi vetëm emergjencave shëndetësore

Greqi/ Vijojnë protestat e fermerëve, bllokohet rruga Kakavijë-Janinë. U lejohet kalimi vetëm emergjencave shëndetësore

December 5, 2025
Gjyqi për Erion Veliajn, ish-deputetja e PS e marrë e pandehur kërkon pushim të çështjes

Gjyqi për Erion Veliajn, ish-deputetja e PS e marrë e pandehur kërkon pushim të çështjes

December 5, 2025
Konferenca me Komisioneren Kos, Rama: Rajoni më afër BE-së, fokus te tregu i përbashkët dhe…

Analisti reagon “prerazi”: Më mirë të na e kapë SPAK-un Edi Rama, sesa amerikanët…

December 5, 2025
Berisha: Fuqia e drogës në regjimin e Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve

Berisha: Fuqia e drogës në regjimin e Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve

December 5, 2025
Shtyhet me një javë seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, shkak bojkoti i avokatëve

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn/ E radhës do të mbahet më 12 dhjetor

December 5, 2025
7 pyetjet e Veliajt, Dumani nuk përgjigjet: Dosja e tij e ndarë në fraksion tjetër

Dritëhijet e një mandati që ndryshoi Shqipërinë: Altin Dumani dorëzon stafetën e drejtimit të SPAK-ut

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In