• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vdekja e Astrit Deharit përçau Molliqajn e Kurtin te VV

by Java News
11/01/2018 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vdekja e Astrit Deharit në Burgun (Qendrën Korrektuese në Prizren), në nëntorin e vitit 2016, është një nga arsyet e përçarjes së madhe që po vazhdon të manifestohet brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Krahu i Molliqajt, sipas deklaratave të një aktivisti, është i bindur që Dehari kishte kryer vetëvrasje në qeli, ndërsa përkrahësit e Albin Kurtit se ai është mbytur nga dikush.

Ka kaluar më shumë se një vit prej vdekjes së Astrit Deharit, aktivistit të Vetëvendosjes, i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. Prokuroria kishte konstatuar se i ndjeri kishte kryer vetëvrasje, mirëpo VV-ja, familja dhe avokati, kishin deklaruar se Dehari ishte vrarë. Këta të fundit kanë kërkuar edhe hetim ndërkombëtar, ndërsa tashmë dihet se me rastin do të merret një institut zviceran.  Por, tani në Vetëvendosje nuk mendojnë të gjithë njësoj për vdekjen e Deharit, sikurse edhe për shumë çështje të tjera, për çka ky subjekt politik po kalon nëpër një përçarje të madhe, duke u ndarë në dysh.

Sipas një deklarate të publikuar të martën mbrëma, në Facebook, nga Valdrin Ahmeti, në Vetëvendosje ka dallime rreth rastit të vdekjes së Astrit Deharit. Ahmeti ka shkruar se Molliqaj është i bindur se Astriti ka bërë vetëvrasje në 5 nëntorin e vitit 2016. Fillimisht, Molliqaj, pas marrjes së lajmit për vdekjen e aktivistit, kishte reaguar duke hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj pushtetit. Por, pas dorëheqjes nga të gjitha funksionet e Vetëvendosjes dhe, po ashtu, nga shfaqja në publik e krizës brenda kësaj partie, Molliqaj ka dalë me një version tjetër.  Aktivisti i VV-së, Valdrin Ahmeti, thotë se Molliqaj është i bindur se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje dhe nuk e ka mbytur askush në burg. Ky qëndrim i sfiduesit kryesor të Kurtit brenda Lëvizjes, thuhet se është deklaruar në një ndejë në mes aktivistëve.

“Në takimin e datës 26 nëntor na tha që nuk do të lejonte të flitej për Astritin si i vrarë sepse prej fillimit ishte i bindur që ai kishte bërë vetëvrasje. Pretendimi i tij ishte kundër mendimeve tona, por edhe kundër logjikës së thjeshtë”, ka deklaruar mbrëmë Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook.

Në lidhje me këtë deklaratë, Gazeta Express ka kontaktuar me avokatin e familjes Dehari, Tomë Gashin. Gashi thotë se bindjet e Molliqajt nuk janë të vërteta, dhe se thotë se vetë ky i fundit në intervistë me avokatin menjëherë pas ngjarjes, kishte thënë që Dehari është vrarë nga dikush. Madje, sipas Gashit, këto deklarata të ashtuquajturve aktivistë të Vetëvendosjes, mund të bëhen qëllimisht për të ndikuar negativisht në këtë rast.

“Absolutisht nuk mund të besoj në këto deklarime që janë dhënë nga një aktivist, nëse veç është i Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak se ndër të tjera unë personalisht kam pasur intervistë me Dardan Molliqajn, menjëherë pas rastit dhe gjithmonë ai ka konsideruar që rasti i Astrit Deharit është vrasje. Kështu që këto deklarime, janë të rastësishme ose të qëllimshme nga persona të caktuar për të ngritur konfuzione brenda ose jashtë Vetëvendosjes”, thotë për Express, Tomë Gashi.  Mirëpo, edhe pse ky deklarim nga Ahmeti, mori një vëmendje të madhe në media, Dardan Molliqaj dhe askush tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka marrë mundimin për të reaguar lidhur me këtë rast. Gazeta Express është munduar të marrë një përgjigje nga VV-ja, por këta të fundit nuk kanë qenë të disponueshëm për një përgjigje lidhur me këtë rast.  Ndërkaq, avokati Gashi thotë se ende janë në pritje që ky rast të trajtohet në Institutin Mjekësor Ligjor në Zvicër, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Edhe Frashër Krasniqi jep dorëheqje nga burgu në VV

Edhe Frashër Krasniqi jep dorëheqje nga burgu në VV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In