Vdekja e adoleshentes, padi për katër ekspertët ligjorë
Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion të Shqipërisë ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës katër mjekë të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Shkak janë bërë dyshimet e familjarëve dhe Shoqatës së Avokatëve, sipas tyre të bazuara në prova, se 15-vjeçarja Kostandina Anagnosti, nuk ka vdekur në mënyrë natyrale.
Ata akuzojnë mjekët se kanë kryer ekspertime të rreme e fshehur prova, ndërkohë që babai i viktimës, Jorgo Anagnosti, ka akuzuar për vdekjen e vajzës së tij pikërisht shtetasin Spiro Papa, bashkëjetues i nënës së saj.