• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e 7-vjeçares në Durrës, mjeku: Ja kur duhet të kenë kujdes prindërit

by Java News
15/01/2018 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i Pediatrisë së Durrësit, Fatmir Shahini, ka folur pas ngjarjes së rëndë në Spitalin e Durrësit, ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën nga gripi, mbrëmjen e kaluar. Doktori theksoi se fëmija ishte në gjendje të rëndë virale, ndaj dhe nuk mundi të mbijetojë, pavarësisht ndihmës së dhënë.

Sipas tij, dyshohet që ajo të ketë ndërruar jetë nga një formë toksike, helmuese, edhe pse tha që pritet ekspertiza për ta vërtetuar këtë, si dhe për të zbuluar shkakun e vërtetë.

“Forma toksike është forma e rëndë, por ne nuk kemi thënë për formë toksike, por për një formë virale të rëndë, dyshojmë, por që nuk mund ta vërtetojmë, për formë toksike, helmuese. Presim ekspertizën të dalë, por dimë me siguri që gjendja e rëndë virale na çoi në këtë situatë të rëndë”, tha mjeku.

Cili ishte shkaku?
Është e vërtetë që një fëmijë 7 vjeçe humbi jetën pasi disa orës në spitalin tonë, pas një terapie intensive, me një ekip që u angazhua totalisht për t’i dhënë jetë, por që nuk u arrit. Arsyeja është një gjendje virale. Forma e rëndë, ende nuk mund të flasim dot për grip, pasi kjo kërkon analiza. Është ngritur një grup ekspertësh nga ministria për të dalë në një konkluzion përfundimtar.

Forma toksike është forma e rëndë, por ne nuk kemi thënë për formë toksike, por për një formë virale të rëndë, dyshojmë, por që nuk mund ta vërtetojmë, për formë toksike, helmuese. Presim ekspertizën të dalë, por dimë me siguri që gjendja e rëndë virale na çoi në këtë situatë të rëndë.

Pasi kishte bërë një gjendje lipotimie, gjendje të fikti, familjarët e sjellin fëmijët këtu. Iu dhu menjëherë ndihma, u thirr dhe ekipi ndihmës, erdha dhe unë, mjeku reanimator, por forma ishte shumë e rëndë. Nuk dimë gjë ekzakt për këtë punë, por familjarët na raportuan që fëmija kishte mbi 3-4 ditë me temperaturë shumë të lartë.

Ju bëjmë thirrje prindërve të kujdesen për fëmijët, sidomos kur janë me temperaturë. Përjashtojmë rastet kur fëmija ka qenë para dy ditësh te mjeku, rëndohet gjatë natës, ai vjen dhe merr shërbimin tonë gjatë gjithë kohës. Këtu do na vijnë raste mesatarisht të lehta, ose të lehta, i ftoh qytetarët të mos vijnë te ne, sepse i hanë kohën fëmijëve që janë të sëmurë rëndë.

a.ç

Next Post
Ta bëjmë gazetarinë edhe një herë të madhe

Ta bëjmë gazetarinë edhe një herë të madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In