Policia ka dalë me një tjetër pistë hetimi lidhur me aksidentin e ndodhur në Itali, ku humbi jetën 6-vjeçarja shqiptare, Leila Kurti.
Mediat e huaja shkruajnë se aktualisht është marrë në pyetje babai i të miturës, Getjan Kurti.
Prokurori i Bolonjës kërkon të konstatojë nëse Leila e vogël ishte e lidhur mirë me rripat e sigurimit, në momentin e përplasjes nga pas.
Krahas Gentjan Kurtit, babait të fëmijës, në pyetje do merret edhe personi tjetër i përfshirë në aksident, shtetasi Modena.
Mjekët kanë 60 ditë kohë për të paraqitur rezultatet e autopsisë.
Ndërkohë, sqaron avokati, të dhëna të tjera mund të nxirren nga kartelat mjekësore të sekuestruara në spitalin Maggiore, ku Leila u shtrua menjëherë në gjendje shumë të rëndë, ku më pas iu nënshtrua dy operacioneve delikate, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.