• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e 30-vjeçares/ Tekniku i ashensorit: Nuk isha paguar ndaj nuk e riparova

by A R
23/01/2017 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një person i identifikuar si tekniku i ashensorit është shoqëruar dje në Komisariatin nr.4 të Policisë në kryeqytet dhe është marrë në pyetje në lidhje me zjarrin që i mori jetën 29-vjeçares Drilona Duriçi.

ashensori ku humbi jeten e reja
ashensori ku humbi jeten e reja

Shtetasi në fjalë është marrë në pyetje për mëse dy orë nga hetuesit e Policisë në lidhje me ngjarjen e ndodhur brenda ashensorit të pallatit në zonën e “Qesarakës”, ku humbi jetën nëna e një fëmije 5-vjeçar tri ditë më parë.

Në dëshminë e tij, mësohet se personi i shoqëruar në komisariat, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka thënë se nuk kishte kontratë të shkruar me banorët e godinës në fjalë.

Gjatë dëshmisë në Polici, mësohet se tekniku i ashensorit ka thënë se kishte pasur vetëm një marrëveshje verbale me 3-4 banorë të pallatit, që ishin përfaqësues të kateve, të cilët i jepnin 6 mijë lekë të rinj në muaj.

Pasi ka shpjeguar se kishte më shumë se një vit që mirëmbante pallatin në fjalë, tekniku ka thënë se muajin e fundit nuk ishte paguar nga banorët dhe për këtë arsye nuk ishte marrë me mirëmbajtjen e tij.

Personi i shoqëruar në Polici ka dhënë edhe disa shpjegime në lidhje me mënyrën si funksiononte ashensori, ndërsa më pas është lënë i lirë. Gjatë hetimit, mësohet se tekniku është dërguar te pallati i shoqëruar nga policia dhe është mbajtur aty gjatë ekspertizës së kryer raporton Panorama.

Nga ana tjetër, policia ka marrë në pyetje edhe banorët e pallatit, që kanë shpjeguar se dy javët e fundit ashensori kishte dhënë probleme teknike.

Ata kanë thënë se, me sa kanë kuptuar, ashensori ka pasur probleme me shkodimin e sistemit. Një banor i pallatit tha dje se dy javët e fundit, ashensori ka pasur disa anomali që nuk i kishte shfaqur më parë.

Ai tha se banorët kanë hyrë në apartamente 6-7 vjet më parë dhe kanë marrë në dorëzim godinën nga kompania ndërtuese.

“Dy javë më parë, pati një stakim nga energjia elektrike, sepse kishte luhatje tensioni prej tre-katër javësh dhe shkëputje të energjisë. Dhe kur kishte probleme të tilla, ashensori, siç thoshin ata teknikët, shkodohej, me gjuhën teknike të tyre, sepse nuk merrnim vesh. Për disa orë ashensori dilte jashtë funksionit, stakohej dhe hapej në katin përkatës ku ndodhte stakimi, pra dyert e ashensorit mbeteshin të hapura edhe në këtë rast. Pas këtij problemi që pati rreth dy javë më parë, u vu në punë dhe funksiononte”, pohoi banori i pallatit ku ndodhi ngjarja./a.m.

Next Post
Nard Ndoka “këshillon” Bashën: Mos i varni shpresat tek LSI, ajo garanton vetëm interesat e veta!

Opozita sulmon OSBE-në, Ndoka: Institucion që i lë zgjedhjet me probleme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

January 19, 2026
Vritet i burgosuri shqiptar në Greqi

Vritet i burgosuri shqiptar në Greqi

January 19, 2026
“Po thuhen të pavërteta në Bordin e Paqes”, Rama: Nuk do vijnë palestinezë, nuk do paguajmë 1 mld euro

Deklarata e Safe Journalists për RTSH-në: Qëndrimi im është keqinterpretuar dhe shtrembëruar

January 19, 2026
Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

January 19, 2026
Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

January 19, 2026
Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

January 19, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sekuestrohet një makinë tjetër në Durrës

Apeli lë në burg Xhino Agon, dyshohet si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

January 19, 2026
Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

January 19, 2026
Maliqi paralajmëron vjeshtë të tensionuar në Kuvend: Opozita do të nisë protesta pa ndalim!

“Qeveria nuk bie me protesta 2-orëshe”, Maliqi: Deputetët të shkojnë në grevë urie, të ngremë çadër para Kryeministrisë ose…

January 19, 2026
VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In