Një ngjarje tragjike është regjistruar në Shkodër, ku një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën, ndërsa motra e tij 7-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, në Spitalin e QSUT-së.
Në lidhje me këtë ngjarje, Policia bën me dije se të premten (21 shkurt) dy fëmijët janë dërguar në spital nga babai i tyre, me dyshime për viroza të stinë. Pas mjekimit ata janë larguar në banesë.
Por për shkak se gjendja e tyre ishte rënduar, një ditë më vonë, babai i kishte dërguar sërish në spital, por fatkeqësisht 3-vjeçari kishte humbur jetën. Ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT, për mjekim të specializuar.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçarit.
Njoftimi
Më datë 21.02.2025, shtetasi S. H. ka dërguar për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër, 2 fëmijët e tij, vajzën 7 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, të dyshuar me virozë stine. Pas mjekimit, shtetasi S. H. dhe 2 fëmijët janë larguar në banesë.
Për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, më datë 22.02.2025, shtetasi S. H. i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT, për mjekim të specializuar.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçarit.