• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e 3-vjeçarit, Ministria e Arsimit i vë ‘kyçin’ kopshtit privat në Fier: Ja shkeljet

by A R
03/02/2022 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Arsimit ka urdhëruar mbylljen e kopshtit privat “Flatrat e Dijes” ku disa javë më parë në Fier gjeti vdekjen në fëmijë 3 vjeç.

Rasti në fjalë tronditi mbarë opinionin publik. Grupi i punës për inspektimin e këtij kopshti ka gjetur këto shkelje:

“Nuk ka drejtues Didaktik.

Ka regjistruar fëmijë të moshës nën 3 vjeç, në kundërshtim me ligjin.

Personeli mësimdhënës nuk plotëson kriteret e parashikuara në ligjin 69/2012 neni 57.

Nuk plotëson standardet infrastrukturore.

Ka regjistruar dhe pranuar fëmijë mbi numrin e lejuar.

Nuk ka përmbushur detyrimet në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe kontratat me prindërit”.

Emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e prindërve të vogëlushit të ndjerë dhe se si eduktatorja Redina Binjaku, e cila është arrestuar për ngjarjen ka dhënë dy versione për vdekjen e djalit.

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” mundi që të futej brenda ambienteve të kopshtit ku tregohej se ambientet e një vile 3-katëshe ishin përshtatur për kopsht privat. Por pjesa e shkallëve nuk ishte shumë e mbrojtur mirë dhe pjerrësia e tyre përbën rrezik për fëmijët.

“Nga pamjet që kam parë fillimisht dua të evidentoj një fakt që shkallët, ambientet, hyrja, boshllëqe e mundshme nëpër kthinat e zbritjes së shkallëve apo muret e caktuara, elementë të tjerë që mund të jenë të rrezikshme për fëmijët dhe për këto duhet patjetër që të mendohet për protokolle të reja të sigurisë së tyre. Nuk mundet që të jenë të rastësishme dhe të lihen në dorë të edukatorit, i cili në një rast të caktuar s’mund ta ketë vëmendjen për t’i ruajtur fëmijët të gjithë menjëherë”, tha eksperti Karamuça.

Nga ana tjetër ambientet e kopshtit duhet të jenë të gjithë të monitoruar me kamera. Por “Stop” zbuloi se korridori ku pretendohet të ketë ndodhur tragjedia nuk është me kamera. As dhomat e gjumit dhe kuzhina nuk janë të survejuara me kamera.

/a.r

Next Post
Charter-at në Rinas, drejtori i kufirit: 2 milionë turistë të huaj këtë verë në Shqipëri!

Njoftimi i rëndësishëm: Rregullat për të udhëtuar nga Shqipëria në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

April 8, 2026
Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

April 8, 2026
“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

April 8, 2026
Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

April 8, 2026
Tensionet SHBA-Iran, eksperti i sigurisë: Nuk kemi armëpushim, por një përpjekje për të shmangur kostot e konfliktit

Tensionet SHBA-Iran, eksperti i sigurisë: Nuk kemi armëpushim, por një përpjekje për të shmangur kostot e konfliktit

April 8, 2026
Llastimi i Dodikut dhe harresa e Berishës: Arsyet e dy anëve të “medaljes” Non-Grata!

Llastimi i Dodikut dhe harresa e Berishës: Arsyet e dy anëve të “medaljes” Non-Grata!

April 8, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

MAGAmorali

April 8, 2026
Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In