• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e 2 fëmijëve në Qerret nga aksidenti, akuza që rëndon mbi 4 zyrtarët

by Java News
03/06/2017 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Segmenti rrugor Durrës-Kavajë, në të cilin më 7 maj 2016 u aksidentuan për vdekje dy fëmijë, 3 dhe 5 vjeç, motër e vëlla, është lejuar nga autoritetet shtetërore të shfrytëzohej jashtë kushteve teknike të sigurisë për jetën. Ky është konkluzioni i Prokurorisë së Tiranës, e cila ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar si të pandehur në gjykatë katër zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët kanë firmosur kolaudimin e këtij segmenti rrugor më 23 shkurt 2015. Të pandehurit Ardian Kroi, Astrit Qafa, Ardian Nako dhe Malvina Kallabaku do të përballen në gjykatë me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Aksidenti rrugor që shërbeu për nisjen e këtij hetimi ndodhi pranë fshatit Qerret, në një vend ku zinxhiri i parmakëve metalikë mbrojtës në anë të rrugës ndërpritej për të krijuar futjen në një pikë karburanti. Në aksident mbetën të vrarë dy fëmijët e mitur Aliçe dhe Dritan Negollari, si dhe mbeti e plagosur nëna e tyre, drejtuesja e mjetit, Silva Negollari, dhe fëmija i tretë i saj.

SHKAKU I VDEKJES

Nga hetimi ka rezultuar se vdekja e dy fëmijëve të mitur nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor nga e ëma e tyre, e cila ishte në drejtim të mjetit. Sipas Prokurorisë, shkaku kryesor, përcaktues i ardhjes së pasojës së rëndë ka qenë elementi horizontal i mbrojtëses metalike anësore të rrugës. Kjo do të thotë, shprehet Prokuroria në kërkesën për gjykim, se rruga është lejuar të shfrytëzohet jashtë kushteve teknike të sigurisë në rrugë dhe të jetës.

HETIMI

Sipas Prokurorisë së Tiranës, katër të pandehurit, anëtarë të grupit kolaudues të caktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e ARRSH-së, me veprimet e mosveprimet e tyre kanë certifikuar si të shfrytëzueshme një rrugë (Loti 5) me mangësi të theksuara rrezikshmërie shoqërore për shëndetin (jetën) e sigurinë nga përdorimi i rrugës.

Në këtë mënyrë, vijon Prokuroria, ata nuk kanë kryer detyrën e tyre funksionale, parashikuar në ligjin dhe në aktet nënligjore të cituara. Nga ana e Prokurorisë pretendohet se katër kolauduesit e dërguar si të pandehur në gjyq, duke e shpallur rrugën si të shfrytëzueshme, kanë shkelur të drejtat dhe detyrat e përcaktuara në ligjin dhe udhëzimet që normojnë veprimtarinë e tyre.

Prokuroria hedh poshtë dhe pretendimin e të pandehurve se mbyllja e hapësirës nuk është bërë për shkak se ekzistonte një vendim gjykate, masë sigurimi. “Kolauduesit nuk kishin pse t’u referoheshin vendimeve gjyqësore, cilado qofshin ato, por të vlerësonin anën teknike, cilësore e funksionale të rrugës, gjendjen jashtë kushteve teknike të domosdoshme të mbrojtëses metalike (guardrarelës)”, theksonte organi i akuzës.

Në aktin kolaudues, ata nuk duhej ta shpallnin rrugën të shfrytëzueshme, por përmes këtij akti të shprehnin rezervën e tyre (me kolaudim pjesor, siç ka parashtruar mbikëqyrësi i punimeve) se rruga lejonte mundësi rrezikshmërie të rëndë, për të vepruar më pas ARRSH-ja dhe të ishte kjo e fundit për të vendosur se si do të veprohej më tej.

“Janë pikërisht veprimet dhe mosveprimet me dashje arsyeja që i ngarkon me përgjegjësi për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’, parashikuar nga neni 248 i K. Penal, të katër kolaudistët Ardian Kroi, Astrit Qafa, Ardian Nako dhe Malvina Kallabaku”, thuhej në dosjen e Prokurorisë, shkruan “Panorama”.

Next Post
Real i Madridit mund Juventusin, fiton Kupen e 12 europiane

Real i Madridit mund Juventusin, fiton Kupen e 12 europiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In