• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vazhdoni me Berishën ju…

by Namir Lapardhaja
09/03/2023 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Eugen Isaj, kryetari i PD-së zyrtare të Elbasanit i ka bërë thirrje Luçiano Boçit që të regjistrohet në siglën e Partisë Demokratike, jo vetëm për shkak të historikut të tij, por edhe sepse emri i tij ka qenë një ndër propozimet e kësaj force politike për zgjedhjet lokale.

Kjo ftesë vjen në vazhdën e deklaratave të Enkelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhit pak ditë më parë, të cilët, duke mos treguar asnjë shenjë triumfalizmi për vendimin e gjykatës, u kanë bërë thirrje kandidatëve të “Foltores” që të regjistrohen me siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Të njëjtin qëndrim duket se ka mbajtur pak ditë më parë edhe një kandidat i “Foltores”, Igli Cara, një demokrat i vjetër dhe me kontribute në Partinë Demokratike. Duket se në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryetari i komanduar i PD-së së Durrësit, i cili më parë ka artikuluar të njëjtën thirrje.

Nuk përjashtohet që të ketë edhe emra të tjerë në radhët e “Foltores”, të cilët e shohin të pamundur kandidimin me një sigël tjetër, përveç asaj të Partisë Demokratike zyrtare.

Në këto kohë ftesash dhe thirrjesh për bashkim dhe për të dalë vetëm me një kandidat në zgjedhjet vendore të majit, të vetmit që vijojnë ndaj palës tjetër retorikën e përçarjes dhe të akuzave si të shitur tek Rama, janë zoti Berisha dhe një grusht përsëritësish rreth tij, të cilët duket se as nuk mendojnë as nuk logjikojnë përtej artikulimit të shefit të tyre, duke i shndërruar ata të papagaj të rëndomtë.

Pra, nëse do besonim akuzat e tyre ndaj palës së PD-së zyrtare si të shitur dhe si pengje të Edi Ramës, do të kishim këtë panoramë: Pengjet e Edi Ramës: E. Alibeaj, G. Bardhi, E. Isaj… etj. i bëjnë thirrje kandidatëve të “Foltores”, të cilët edhe ata kanë dalë nga radhët e PD-së, që në zgjedhjet e 14 majit të dalin vetëm me një kandidat, të jenë të bashkuar dhe të mos e çojnë votën dëm, duke maksimalizuar mundësitë e fitores, për të mundur pikërisht pengmarrësin e tyre, Edi Ramën!

Kjo “logjikë” funksionon vetëm në përrallat që zotit Berisha i duhet të thur çdo ditë për të mbajtur gjallë frymën e konfliktit dhe të përçarjes në PD.

Jam i bindur që kandidatët që duan të kandidojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit janë të gatshëm dhe të hapur për të dalë me siglën e Partisë Demokratike.

Nëse do kenë guxim dhe kurajo për t’ia bërë të ditur dhe të qartë një gjë të tillë zotit Berisha, ngelet për t’u parë. Justifikim që Berisha na gënjeu, na tha që do heqim Lulzim Bashën dhe lejojmë garë të hapur dhe të ndershme në PD, nuk ka më. Edhe odieseja e vulës përfundoi.

Nëse do kapen me thonj pas Berishës dhe gënjeshtrave alucinante të tij, karrierat e tyre janë të djegura, ndërsa fati i zgjedhjeve lokale është i destinuar të jetë një humbje e madhe dhe katastrofale. Është momenti që ata duhet të vendosin: të zgjedhin Berishën dhe PD-ja të marrë fund apo të zgjedhin PD-në dhe Berisha të ikë në shtëpi.

Next Post
Zbardhet vrasja e Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut, u zhdukën 19 vite më parë! ‘Dëshmitarja’: U vranë nga kreu i Bandës së Lushnjës, i groposi…!

Zbardhet vrasja e Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut, u zhdukën 19 vite më parë! ‘Dëshmitarja': U vranë nga kreu i Bandës së Lushnjës, i groposi...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In