• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vazhdon të përkeqësohet gjendja shëndetësore e Aleksei Navalny në burg

by
05/04/2021 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny është ankuar sërish nga dhoma e tij e burgut për përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Ai është diagnostikuar me temperaturë 38.1 gradë Celsius dhe “kollë të rëndë”, mirëpo do të vazhdojë grevën e urisë, të cilën e ka nisur ditë më parë, ka shkruar Navalny të hënën në llogarinë e tij në Instagram.

Tre nga të burgosurit tjerë afër tij janë dërguar në spital për shkak të tuberkulozit. Politikani opozitar, i cili është burgosur në një kamp rreth 100 kilometra në lindje të Moskës, ka raportuar për dhimbje të mëdha në shpinë dhe paralizë të njërës këmbë, tash e një kohë.

Të mërkurën e javës së kaluar, ai ka deklaruar se ka nisur grevën e urisë, si shenjë proteste ndaj mungesës së kujdesit shëndetësor. Në shkurt të këtij viti, ai është dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim, në një proces gjyqësor që është kritikuar shumë. Gjyqësori rus e akuzon atë për shkelje të rregullave të një dënimi me kusht, teksa ai ka qenë duke u shëruar në Gjermani nga helmimi me agjent nervor Noviçok.

Në gusht të vitit të kaluar, Navalny është sëmurë pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore në një fluturim brenda Rusisë. Ai është trajtuar më pas për disa javë në spitalin Charite në Berlin.
Kritiku i Kremlinit fajëson një ekip të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), që sipas Navalnyt, nën komandën e presidentit rus Vladimit Putin, ka tentuar ta vrasë. Putin dhe FSB, në anën tjetër, kanë hedhur poshtë akuzat./ b.h

Next Post
Fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, ndryshon tërësisht logoja e Bindjes Demokratike

FOTO: Këto janë fletët e votimit për 12 qarqet e vendit, ja si do të votojnë qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In