• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vazhdojnë sulmet izraelite në qendër dhe jug të Gazës, mijëra urdhërohen të evakuohen

by S T
03/07/2024 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të mërkurën forcat izraelite kryen sulme në pjesën qëndrore dhe jugore të Gazës, pasi urdhëruan popullatën civile palestineze të evakuohet. Zyrtarë të ushtrisë thanë se objektiv i sulmeve ajrore në Rafah ishin luftëtarë të Hamasit. Po ashtu trupa izraelite kryen operacione tokësore në lagjen Shujaiya, të qytetit të Gazës, që ndodhet në pjesën veriore të rajonit. Të martën Kombet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë lidhur me urdhrin izraelit për evakuimin e një pjese të madhe të Gazës jugore, që sipas OKB-së, prek me dhjetëra mijëra civilë.

“Urdhri i djeshëm për evakuimin e 117 kilometrave katrorë në provincat Khan Younis dhe Rafah, prek rreth një të tretën e Rripit të Gazës, duke e bërë atë urdhrin më të madh të dhënë që nga tetori, kur banorët u urdhëruan të evakuonin pjesën veriore të Gazës”, u tha gazetarëve Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Agjencia e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë (UNRWA) vlerëson se rreth 250,000 persona strehoheshin në ato zona, në kohën kur u dha urdhri për evakuim. Dujarric tha se popullata që është urdhëruar të evakuohet po përballet me zgjedhje të vështira, ose të shkojnë drejt atyre pjesëve të rajonit që nuk kanë pothuajse asnjë shërbim, ose të qëndrojnë aty mes luftimeve më vazhdim. Ai tha se urdhri i ri i evakuimit mbulon një zonë me më shumë se 90 shkolla, shumica e të cilave strehojnë të zhvendosur, si dhe katër qëndra shëndetësore.

Të martën forcat izraelite kryen sulme në pjesën jugore të Gazës dhe zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se të paktën tetë persona u vranë në Khan Younis. Izraeli u ka bërë thirrje vazhdimisht palestinezëve të largohen nga disa pjesë të Gazës, zakonisht përpara ndërmarrjes së ndonjë sulmi, si pjesë e përpjekjeve që Izraeli thotë se kanë për qëllim mbrojtjen e civilëve.

Ahmad Najjar, një banor në zonën që është objektiv i evakuimit, tha për agjencinë e lajmeve France-Presse se banorët janë të ngërthyer nga frika dhe ankthi ekstrem si dhe shtoi se ai ka parë të zhvendosen një numër i madh njerëzish. Lufta Izrael-Hamas shpërtheu pas sulmit më 7 tetor të vitit 2023 nga grupi militant ndaj shtetit hebre duke vrarë rreth 1200 persona e marrë peng më shumë se 250 të tjerë. Si pasojë e kundërpërgjigjes izraelite janë vrarë deri tani rreth 38,000 persona sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë dhe pjesë të tëra të territorit, janë shndërruar në gërmadhë.

Next Post
Klubi dhe kombëtarja e Iranit përjashtojnë portierin vetëm se përqafoi një femër pa hixhab

Klubi dhe kombëtarja e Iranit përjashtojnë portierin vetëm se përqafoi një femër pa hixhab

TË FUNDIT

 Ish-deputeti i PS, kandidat për ambasador i Shqipërisë në NATO

 Ish-deputeti i PS, kandidat për ambasador i Shqipërisë në NATO

February 19, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

February 19, 2026
Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë!

Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë!

February 19, 2026
Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

February 19, 2026
Trump: Nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme!

Trump: Nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme!

February 19, 2026
“Rikthyem pengjet”, Trump në Bordin e Paqes: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

“Rikthyem pengjet”, Trump në Bordin e Paqes: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

February 19, 2026
“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua!

“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua!

February 19, 2026
“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

February 19, 2026
LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

February 19, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Seanca paraprake maratonë për Metën, ish-presidenti: Arrestimi im është politik dhe kriminal

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In