• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vau Dejës/ Basha: Në 27 janar kundër qeverisë, u hoqi taksat hoteleve me 5 yje

by Java News
20/01/2018 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri përgjegjëse qeverinë për varfërinë dhe humbjen e shpresës tek shumica e shqiptarëve, të cilët nuk kanë më mundësi për të paguar faturat e shtrenjta dhe taksat e rritura. Në aktivin e Vaut të Dejës Basha tha se 50 biznese mbyllen çdo ditë, 300 mijë shqiptarë ushqehen vetëm 1 herë në ditë, ndërsa 100 mijë të rinj janë larguar nga Shqipëria në 4 vjet.

“Çfarë është kjo gjendje, çfarë është ky vend ku nga çiftet e reja e deri tek pensionistët, i ka kapluar i njejti mjerim ekonomik?! Problemi vjen nga ata që kemi në krye, nga një aleancë hajdutësh dhe kriminelësh, që mendojnë vetëm për veten e tyre. Shqiptarët bëjnë përpara në Europë, sepse në asnjë vend të Europës nuk ka një kryeministër sharlatan dhe të lidhur me kriminelët siç është Edi Rama dhe banda e tij në pushtet”- tha kryetari i Partisë Demokratike.

Në aktivin e Vau të Dejës kreu i opozitës vuri në dukje se protesta e 27 janarit është për të thënë me zë të fortë se shqiptarët nuk pranojnë një qeveri, që nuk e ka fatin të lidhur me fatin e tyre.  “As nuk kanë asnjë ndjeshmëri. Prekin, shihin, ndjejnë që populli është në mjerim, por nuk ua ndjen për popullin. Nuk kanë asnjë ndjeshmëri. Ndaj shpresa e vetme është t’i themi STOP emigrimit, t’i themi STOP dëshpërimit. Të bashkohemi më 27 janar për të marrë fatin tonë në duart tona”-u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike.​

Në Vaun e Dejës, zonën që furnizon me energji Shqipërinë, Basha vizitoi shtëpinë e të moshuarit Jak Vjerdha, që prej disa ditësh jeton në errësirë me bashkëshorten, sepse nuk ka para për faturën e dritave.  Ata treguan se pjesa me e madhe e pensionit të të dyve, 13 mijë lekë, shkon për ilaçe.  “U ka ardhur një faturë 5 milionë borxh”-tha vajza e shtëpisë, ndërsa Basha vuri në dukje se “fatura 5 milionë është për një shtëpi të varfër që ka një sobë me dru”.

Kreu i opozitës tha se qeveria po përdor dy standarde për shqiptarët, për shumicën taksa dhe fatura më të larta për të paguar, ndërsa për pakicën zero taksa. “Duhet të ngrihemi të gjithë të shpëtojmë vendin e njëri-tjetrin nga kjo situatë. Sepse taksat janë rritur. Çmimi i energjisë është rritur. Çmimi i ujit do të rritet prapë. Për të varfrit nuk ka asnjë shpresë me këtë qeveri. Ndërkohë, po u heq taksat hoteleve me 5 yje. Hotelet me 5 yje nuk paguajnë taksa, ju paguani ose përndryshe jua heqin dritat. Kjo është padrejtësi. Të bashkohemi të gjithë ta ndryshojmë, s’kemi rrugë tjetër”- tha Basha.

 

Next Post
EMRI/ Shqiptari me Audi i bën garipin policisë, rezulton grabitës, përfundon në qeli me akuza të rënda

EMRI/ Shqiptari me Audi i bën garipin policisë, rezulton grabitës, përfundon në qeli me akuza të rënda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In