• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vatikani dhe idea fluturake e shtetit sovran bektashi

by Zef Mazi
30/09/2024 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NGA ZEF MAZI, ISH-AMBASADOR DHE ISH-KRYENEGOCIATOR I SHQIPERISE ME BASHKIMIN EVROPIAN

Deklarimi i Kryeministrit në OKB për kthimin e urdhërit bektashi në një shtet sovran në Shqipëri, i krahasueshëm me Vatikanin, është i pavend. Ai përzien dhe ngatërron disa koncepte.

Midis Selisë të Shenjtë dhe Vatikanit ka ndryshim: Selia e Shenjtë është emri që i është dhënë Qeverisë të Kishës Katolike Romake. Ajo drejtohet nga Papa, i cili është njëkohësisht edhe Arqipeshkvi i Romës. Selia e Shenjtë e shtrin autoritetin tek katolikët në të gjithë botën.

 

Nga shekulli 4 i AD deri në 1870, Vatikani mori nën kontroll territorin përreth Romës dhe shërbeu si kryeqyteti i Shteteve të Papatit. Sovraniteti i pavarur i Qytetit të Vatikanit u njoh përmes Traktatit Lateran. Traktati ishte një komponent i Pakteve Laterane të vitit 1929, kur u nënshkrua marrëveshja midis Mbretërisë të Italisë, nën Viktor Emanuelin III, dhe Selisë të Shenjtë, nën Papa Piu XI. Traktati dhe Paktet shoqëruese morën emrin e Pallatit Lateran, ku u firmosën më 11 shkurt 1929 dhe u ratifikuan nga Parlamenti italian më 7 qershor 1929.

Në vitin 1929, Selia u vendos në Qytetin e Vatikanit, si shtet i pavarur, për të mundësuar që Papa të ushtronte autoritetin e tij në tërë botën. Sovraniteti ushtrohet nga Papa, i cili ka pushtet absolute egzekutiv, legjislativ dhe juridik brenda qytetit.

Qytetit i Vatikanit ka sistemin e tij telefonik, postën, kopshtet, observatorin astronomik, radion, sistemin bankar dhe farmacinë e tij. Ai ka edhe kontigjentin e Rojeve të Gardës zvicerane që është përgjegjës për sigurinë personale të Papës që prej vitit 1506. Vatikani ka rreth 750 banore, shumica kardinale, prifterinj, murgesha, por edhe punonjës të tjerë civilë, për shërbime të ndryshme. Janë arsye, evulime, rrethana dhe periudha krejt të ndryshme kohore, dhe me diferencë mijëvjecare. A janë menduar këto, për shëmbull, kur bëhen propozime?

*         *        *

Shteti, si organizim politik i shoqërisë, është një formë e grupimit njerëzor që dallon nga grupe të tjerë shoqërorë për nga qëllimet, vendosja e rendit dhe e sigurise; metodat, ligjet dhe zbatueshmeria e tyre; territori, sipërfaqja e juridiksionit, kufijtë gjeografike; nga sovraniteti i tij.

 

Zanafilla e shtetit perëndimor është në Greqinë e lashtë. Platoni dhe Aristoteli kanë shkruar për polis, ose qytetin-shtet, si një forme ideale e grupimit në të cilin të mund të plotësoheshin nevojat fetare, kulturore, politike dhe ekonomike të gjithë komunitetit. Idea greke i korrespondon konceptit modern të kombit, si një popullsi në një territor të percaktuar, që ka një gjuhë, kulturë dhe histori të përbashkët.

 

Res piublika romake është më e ngjashme me konceptin modern të shtetit, një sistem drejtësie juridiskioni i të cilës shtrihej tek të gjithë qytetaret romake dhe siguronte të drejtat e tyre dhe percaktonte përgjegjësitë e tyre. Ai sistem u fragmentarizua, autoriteti dhe e nevoja per rend dhe siguri coi në luftëra ndërmejt feudaleve të Evropës.

 

*         *        *

Urdhëri Bektashi është një ndër urdhërat mistike Sufi, brenda Suniteve Islamike. Ai u themelua nga Haxhi Bektash Uali i Korasanit, rajon lindor në pllajën e Iranit dhe të Azisë Qendrore, dhe formë perfundimtare e mori në Anadoll të Turqisë në shek. 16 dhe u përhap në Ballkanin Ottoman, vecanërisht në Shqipëri.

Si shumë Sufi, bektashitë ishin liberalë në ndjekjen e ligjeve myslimane, trajtimin e grave, burrat merrnin pjesë në ritualet e pirjes të verës, të valleve gjatë ceremonive të ndryshme. Bektashitë morën rëndësi politike kur urdhi u bë dominues tek jenicerët, elitë ushtarake otomane e rekrutuar nga territore të krishtera. Ndikimi i bektashive u svenit pas vitit 1826 me shpërbërjen e jenicereve. Pas vitit 1925, të gjithë urdhërat sufi u shpërbene ne Turqi! Drejtimi i bektashive u shpërngul në Shqipëri. Tradita u ringjall pas shembjes të komunizmit në Shqipëri në vitin 1990.

*         *        *

Deklarata e Kryeministrit në Asamblenë e Përgjithëshme të OKB len vend për diskutim të thelluar dhe vetëm profesionist. C‘ka u tha duhet të ndërpritet sa më parë. Ajo bart rreziqe jo të vogla. Nuk luahet me zjarrin. Kryeminsitri nuk e ka gjykuar si duhet këtë propozim. Është lehtë të bëhesh gazi i botës cka, fatkeqësisht, ka filluar disi nën zë. Vendi dhe populli ynë kanë nevojë për t‘a rritur dhe për t‘a forcuar kohezionin, jo per ndasi, pavarësisht nga velloja justifikuese që përdoret, ku dhe kur përdoret.

Une nuk jam ekspert konstitucionalist. Shqipëria ka mjaft profesionistë të nivelit të lartë në këtë fushë, sic ka edhe historianë, ekspertë të të drejtës civile, etj. Kushtetuta, si ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë, thotë se RSH është shtet unitar dhe i pandashëm. Pavarësia e shtetit, tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar, trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, janë baza e këtij shteti.

Kushtetuta thotë qartë se në RSh nuk ka fe zyrtare. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes. Ai garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike. Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare. (Kjo do te thote jo vendosje e njeres mbi tjetren.) Kushtetuta thekson se bashkësitë fetare janë persona juridikë, kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve dhe rregullave të tyre përsa nuk cenohen interesat e të tretëve!

Shoh se ajo deklaratë përbën cënim të Kushtetutës. Për të pasur një gjykim të thelluar, të kualifikuar, të konsoliduar, të mirëinformuar, cështja i duhet lënë vetëm ekspertëve juristë të së drejtës kushtetuese, civile, historianëve, grupeve të interesit, etj., që të japin mendim të pandikuar dhe pa frike, përfshirë nevojën për transparencë të kujdesëshme profesionale mediatike. Kjo gjë duhet bërë detyrimisht para se të dilet me të tilla propozime deklarative! Nuk di nëse është bërë një gjë e tillë para se të mbahej ajo fjalë në OKB.

Nuk është as e justifikueshme, as bindëse që, pas deklaratës, të dëgjohet të thuhet se kështu apo ashtu na qenka sugjeruar. Kush, kur, si, për cfarë interesash konkrete të kujt – tonat, të vendit dhe popullit tone – apo të „anonimëve”, qenka bërë ai sugjerim?! Mos kjo bëhet edhe për t’i mbyllur gojën ekspertëve rreth kësaj cështje, për protagonizëm, për të larguar vëmëndjen nga të tjera probleme të brendëshme? Rol të madh luan Presidenti i Republikës të Shqipërisë. Ai është mbrojtësi mandator i Kushtetutës të vendit. Deri sot, prej tij ka heshtje totale.

Ajo ide fluturake duhet te mos zbrese në tryezë. Ajo eshte e pazbatueshme dhe duhet harruar sot.

Next Post
Vjehrri ka tentuar të varë veten me litar, vëllai i nuses kërcënon dhe Eni Çobanin

Deklarata e fortë e Eni Çobanit: Impotenca e meshkujve, problem kryesor në divorcin e çifteve!

Comments 1

  1. PRoShi says:
    1 year ago

    O Zef, përtej respektit që kam, kur nuk je ekspert konstitucional , atëhere pse i jep të drejtë vetes të bësh atë rol?
    Ku e shikon shkeljen kushtetuese kur shumë juristë flasin për mundësitë që jep vetë Kushtetuta që një besim që njihet si “Qëndër botërore në Tiranë ” do të quhet po e tillë, por me një titull të Ri , “Urdhëri Bektashi”. Si dhe një shtet shpirtëror karshi një besimi që ka veshje të përshtatur pas popullit shqiptar.
    Të përshëndes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In