Në njoftimin nga Gjykata Penale e Kishës Katolike, u tha se katër ish-zyrtarë të Vatikanit, përfshirë dy nga rangu i lartë i Sekretariatit të Shtetit, do të dalin para gjyqit më 27 korrik.
Në mesin e të akuzuarve është edhe kardinali Angelo Becciu, të cilin, Papa Françesku e përjashtoi vitin e kaluar. Ai është zyrtari më i lartë i Vatikanit që është akuzuar për krime financiare.
Papa Françesku personalisht kishte miratuar ngritjen e aktakuzës ndaj Becciu, i cili ishte deklaruar i pafajshëm gjatë një hetimi dyvjeçar që u krye ndaj tij.
Prokurorët në Vatikan thonë se të akuzuarit dyshohen se kanë marrë miliona nga Selia e Shenjtë përmes taksave dhe humbjeve të tjera, gjatë marrëveshjeve të tjera financiare.
/REL