Vatikani ka nënshkruar marrëveshjen e parë historike me autoritetin palestinez. Nënshkrimi vjen pak kohë pasi Vatikani e njohu Palestinën si shtet të pavarur.
Marrëveshja, e cila është negociuar për 15 vjet, është arritur në parim muajin e kaluar dhe është dënuar fuqishëm nga Izraeli, i cili ka thënë se është hap prapa në procesin e paqes.
Marrëveshja mbulon jetën dhe veprimtarinë e Kishës në Palestinë. Zyrtarët në Vatikan e kanë përshkruar atë si reflektim të dëshirës së Kishës për t’i dhënë fund konfliktit në Tokën e Shenjtë me zgjidhjen me dy shtete./REL/