Zjarret kanë përfshirë me dhjetëra hektarë pyje në zonat e Mirditës.
Më problematike situata paraqitet në fshatrat e njësisë administrative të Fan. Sipas banoreve të zonës, zjarri është aktiv prej disa ditësh dhe rrezikon t’u afrohet banesave.
Ndërhyrja me mjete zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë. Kërkohet ndërhyrja nga ajri për të izoluar vatrat e zjarrit.
Kryetari i bashkisë, Albert Mëlyshi, thotë se kërkohet në mënyrë të menjëhershme ndërhyrje nga ajri pasi situata mbetet kritike në dy fshatra.
“Rreziku për fshatin Shëngjin ka kaluar, por mbetet kritike situata për fshatrat Petoç Njësisë Administrative Fan dhe Lajthizë Njësia Administrative Orosh. Situata vazhdon të mbahet e monitoruar dhe të luftohet me flakët 24 orë nga shërbimi zjarrfikës dhe pyjor, por dhe banorë të zonës të cilët i falenderojmë. Gjithashtu prej ditës së djeshme ndërhyrjes së Bashkisë i janë bashkuar edhe forcat zjarrfikëse të ushtrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Kërkohet në mënyrë imediate ndërhyrje nga ajri”, tha kreu i bashkisë.