• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vasilit të LSI nuk i del e keqja: Reforma në Drejtësi vdiq, rroftë kapja e drejtësisë! Talebanizëm, batërdi…!

by Java News
18/11/2021 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili është kundër zgjatjes së mandateve të Vettingut.

Në një shkrim të tijin në rrjete sociale, Vasili e cilëson këtë hap të kërkuar nga mazhoranca si një formë për të kapur drejtësinë.

Ai shton më tej, kështu kjo reformë nuk i shërben qytetarëve, por vetëm politikës, duke hequr dorë nga arsyeja që u krijua në fillim e që ishte goditja e krimit e korrupsionit.

Postimi i Petrit Vasilit:

Mandatet e perjetshme dhe Funerali i Reformes ne Drejtesi.
Kerkesa per zgjatjen e mandateve te Vetingut eshte depozituar zyrtarisht nga rilindja ne Kuvend.

Ndersa Kerkeses se SPAK per mandat te perjetshem te prokuroreve te vet ish anetari i Komisionit te Reformes ne Drejtesi sot Minister Ulsi Manja i jep mbeshtetje publikisht dhe thote:

“Prokurorët e SPAK kanë kërkuar të mos kenë kufizim të mandatit të tyre prej 9 vitesh. Kërkesa e tyre në vlerësimin tim është legjitime përsa kohë prokurorët e tjerë nuk kanë kufizim mandati” – tha Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Perkthimi i ketyre fjaleve eshte shume i thjeshte:

“Reforma ne Drejtesi vdiq, Rrofte Kapja e drejtesise!”
Reforma ne Drejtesi u ngjiz mbi principin: Larg duart e politikes mbi drejtesine.

Te gjithe e kujtojne mire se Ministria e Drejtesise ne ate kohe u perjashtua totalisht nga procesi i propozimit te saj dhe gjothshka ju besua Kuvendit te Shqiperise.

Analiza e Sistemit te Drejtesise dhe evidentimi i kolonave mbajtese te Reformes se re te Drejtesise si dhe hartimi i propozimit te ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore ju besua totalisht Grupit te Eksperteve te Nivelit te Larte.

Politika ne Kuvend do te kishte vetem rolin e certifikimit formal me vote pa futur aspak duart ne produktin e propozuar nga Ekspertet e Nivelit te Larte dhe te certifikuar nga Komisioni i Venecias.

Perkujdesja ishte absolute, qe gjithshka te fiksohej ne Kushtetute edhe duke rrezikuar futjen e mjaft detajeve ne te vetem e vetem per te evituar me çdo kusht prekjet e Reformes dhe per mos u lene vend interpretimeve, por vetem zbatimit me konseguence te gjithshkaje te miratuar ne Kushtetute e ligje.

Perkujdesje e debat shume i gjate u zhvillua edhe per kohezgjatjen e mandateve te anetareve te institucioneve te reja te drejtesise.Kohezgjatja jo rastesisht u fiksua qarte e forte ne Kushtetute.

Por ç’po ben rilindja me karkasën e mbetur te reformes ne drejtesi dhe me Kushtetuten dhe Ligjet e saj?
Nje baderdi e vertete, nje talebanizem antireforme me qellim kapjen e saj.

Dhjetra ligje te miratuara te reformes ne drejtesi u ndryshuan e u perçudnuan vetem me propozime pacavure te Ministrise se Drejtesise, pa asnje konsultim me Komisionin e Venecias, pa asnje analize te thelluar, pa nxjerrje te pergjegjesive dhe me nje parlament moster njepartiak.

Nuk ka më analize, nuk ka me eksperte te nivelit te larte, nuk ka me certifikim me vote pa futur duart ne reforme, por ka vetem qeveri qe pret dhe shqyen reformen dhe Jihad per kapjen me çdo kusht te saj.
Tashme me aferen e afateve te mandateve rilindja po shemb perfundimisht edhe tullat e fundit te Reformes ne Drejtesi te miratuar me 140 vota ne 21-22 korrik 2016.

Mjerim i madh per ata ish anetare te rilindjes te Komisionit te Posaçem Parlamentar te Reformes ne Drejtesi, qe sot ndodhen ne sallen e parlamentit dhe po zhbëjnë me duart e tyre reformen, qe votuan po vete si dhe e propaganduan me aq zell, por duket qarte qe gjithshka ishte vetem hipokrizi dhe skenar i shemtuar per kapjen e drejtesise./m.j

Next Post
Vendimi/ Qeveria ndryshon prefektët: Caktohet Qendro në Tiranë dhe një grua në Elbasan (Emri)

Vendimi/ Qeveria ndryshon prefektët: Caktohet Qendro në Tiranë dhe një grua në Elbasan (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gracka e Ramës, si po e zhvesh rinumërimi Sali Berishën nga alibia e ‘farsës zgjedhore’

SONDAZHI / Sot, PS do të fitonte me 48%. PD ka mbështetjen më të ulët që nga 11 maji

March 3, 2026
Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

March 3, 2026
Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

March 3, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

March 3, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

March 3, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 3, 2026
Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

March 3, 2026
SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In