• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vasili sulmon Ramën: Retorika e kryeministrit tregon protagonizëm konfliktual të panevojshëm

by A R
07/04/2017 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili një nga njerëzit më të besuar të Ilir Metës që ditët e fundit ka qenë edhe pjesë e negociatave në zyrën e kryeministrit Edi Rama komentoi sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 krizën politike, e cila sipas tij, ka detyruar kryeparlamentarin Ilir Meta të mbajë qëndrimet e shprehura ditët e fundit, që opozita të jetë pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit.

“Zgjedhjet janë më të rrezikuara se kurrë më parë. Qëndrimi i tij ishte për të thënë se kemi një krye çështje dhe zgjidhja e saj është krye thënia e të gjitha zgjidhjeve. Pa zgjidhjen e saj nuk mund të kemi zhvillim ekonomik, reformë në drejtësi. Deklarata e Metës u bë pikërisht për të parandaluar këtë fenomen. Ai bëri thirrje për përgjegjshmëri të re politike”,- tha Vasili.

Duke komentuar pozicionimin e LSI-së në gjithë këtë situatë, Vasili flet qartë dhe thotë se as kryetari Meta, por as forca që përfaqëson nuk është e djathtë, por përballë diktaturës zgjedhim demokracinë. Ai ndër të tjera shigjeton Ramën dhe e quan konfliktual, duke u nisur nga deklaratat që bën.

“Jemi për vazhdimin e koalicionit nëse koalicioni merr kuptim dhe kjo të lindë nga zgjedhjet e rregullta dhe të pranuara nga të gjithë, asnjë mënyrë dhe qasje tjetër nuk është legjitime dhe e besueshme, do ishte një riciklim i një krize politike që do jetë e gjatë dhe që ne e njohim. Ai u shpreh qartë që jemi të majtë por mes demokracisë dhe diktaturës ne zgjedhim demokracinë, nisur edhe nga një klimë e egër konfliktualiteti e mbajtur në mënyrë të veçantë nga mazhoranca. Është e dëmshme edhe retorika e kryeministrit që tregon një protagonizëm konfliktual të panevojshëm”,- vijoi ai.

I pyetur për deklaratat e fundit të kryeministrit, që shprehet i gatshëm për të dialoguar, Vasili është i prerë kur thotë se nuk mund të ketë zgjedhje me dhënien e zgjidhjeve të njëanshme.

“Kam parë që krahas këtyre deklaratave ka pasur edhe të tjera, pjesa tjetër e diskursit ka qenë e ngarkuar me polemikë, ai ka pasion për konfliktualitet që në një situatë të tillë nëna e gjithë të mirave është qetësia. Apeli i parë do ishte vetëpërmbajta dhe i dyti të shihet interesi madhor i vendit. Na duhet të ecim në zgjidhjen politike legjitime, me zgjidhje të njëanshme nuk mund të ketë zgjedhje”,- tha Vasili.

Next Post
Festë me trupën e Equus, Kumbaro: Një skenë e re dhe dinjitoze i pret artistët

Festë me trupën e Equus, Kumbaro: Një skenë e re dhe dinjitoze i pret artistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Bilanci “tragjik” i PD?!/ Çupi: Berisha ka humbur mbi 200 mijë votues

December 31, 2025
E çuditshme, nga Kiribati në Samoa/ Kalimi nga viti në vit do të zgjasë 26 orë dhe jo 24

E çuditshme, nga Kiribati në Samoa/ Kalimi nga viti në vit do të zgjasë 26 orë dhe jo 24

December 31, 2025
Ngjarjet kriminale që tronditën 2025/ Nga atentatet në Shkodër e Vlorë, te vrasja e krahut të djathtë të Shullazit në Rinas

Ngjarjet kriminale që tronditën 2025/ Nga atentatet në Shkodër e Vlorë, te vrasja e krahut të djathtë të Shullazit në Rinas

December 31, 2025
191.5 mln lekë për dëmet nga zjarret, nis kompensimi për 10 bashki

191.5 mln lekë për dëmet nga zjarret, nis kompensimi për 10 bashki

December 31, 2025
Gracka e Ramës, si po e zhvesh rinumërimi Sali Berishën nga alibia e ‘farsës zgjedhore’

VIDEO- Ja cili është lideri më i klikuar i vitit/ Eksperti: Si renditen Rama dhe Berisha. Surpriza… SPAK

December 31, 2025
Temperaturat shkojnë nën minus 16 gradë, Kukësi zbardhet nga dëbora. Apeli për drejtuesit e mjeteve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

Temperaturat shkojnë nën minus 16 gradë, Kukësi zbardhet nga dëbora. Apeli për drejtuesit e mjeteve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

December 31, 2025
Hollywood-i në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori i njohur, dyshohet se…

Hollywood-i në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori i njohur, dyshohet se…

December 31, 2025
Akuzohet për 71 vjedhje dhe ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35-vjeçari në Mirditë

Akuzohet për 71 vjedhje dhe ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35-vjeçari në Mirditë

December 31, 2025
Nga gjeli i detit te vera, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

Nga gjeli i detit te vera, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

December 31, 2025
Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat vende do të mirëpresin të parët 2026-ën

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat vende do të mirëpresin të parët 2026-ën

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com