• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vasili: Politikat e LSI në plan të parë kanë të ardhmen e fëmijëve

by A R
01/06/2017 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, së bashku me kryesuesen e listës së kandidatëve të LSI-së për qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha ishin sot në qendrën rinore “Tirana Art” në kuadër të ditës së 1 qershorit.

Vasili dhe Gjosha ndoqën nga afër ekspozitën e artistëve të vegjël të titulluar “Kolori i të drejtave tona”, ku u prezantuan rreth 45 piktura të formateve të ndryshme. Këto krijime janë realizuar nga fëmijë të moshave të ndryshme, të cilët në këtë 1 qershor vijnë ndryshe dhe të ndërgjegjësuar për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Pasi pa nga afër punimet e fëmijëve, Vasili vlerësoi talentin e tyre duke u shprehur se edhe vetë politika duhet të japi një mbështetje më të madhe për fëmijët që të garantoj një të ardhme të lumtur për ta.

“Politika me të cilën ne merremi, në rast se nuk vë si të parën gjë dhe mbi të gjitha në çdo vendin që merr, të ardhmen e fëmijëve ajo e ka humbur motivin e saj, e ka humbur kuptimin e saj”, – tha Vasili duke shtuar se krahas kësaj,

duhet dhënë një mbështetje më të madhe edhe familjeve shqiptare pasi një familje e lumtur jep një fëmijëri të lumtur.

“Dhe në rast se ne nuk bëjmë gjithçka që familjet shqiptare, prindërit shqiptar të jetë, më të mirë, më të qetë dhe më të lumtur, të jeni të bindur që edhe fëmijët nuk do të kenë një fëmijëri të lumtur. Për mua familje e lumtur, prindër të lumtur ka edhe fëmijë të lumtur”, – u shpreh Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun e Tiranës, znj. Klajda Gjosha komplimentoi fëmijët për talentin e tyre, duke nënvizuar se për të zhvilluar këtë talent, politikanët duhet të sigurojnë të drejtat e fëmijëve.

“Ne si politikanë kemi një detyrë, të sigurojmë të drejtat e tyre, të drejtat e barabarta që gjithë këta fëmijë të kenë mundësi të jetojnë në një botë ku gjithsecili ka të drejtën e vet për të jetuar, ka të drejtën për t’u arsimuar, ka të drejtën për t’u punësuar dhe normalisht të njihen në fund të fundit edhe këto talente të jashtëzakonshme që ka vendi”, – u shpreh Gjosha.

Next Post
Kandidon për LSI-në, shkarkohet regjistruesi i Hipotekës

Kandidon për LSI-në, shkarkohet regjistruesi i Hipotekës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

April 10, 2026
Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

April 10, 2026
Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

April 10, 2026
Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

April 10, 2026
Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In