Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka deklaruar se në takimin midis Ramës e Metës u fol edhe për Reformën në Drejtësi.
Para tij foli kreu i grupit socialist, i cili tha se nuk u fol për Reformën, por për zhvillimet e fundit politike në vend.
Sipas Vasilit, takimi ishte për të rritur intensitetin e Reformës në Drejtësi. Nga ana tjetër, ai theksoi se vizita e Hahn imponon palët për të ecur përpara me reformën.