• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vasili: Nëse reforma nuk votohet nga opozita, të shkojmë në referendum

by Java News
16/06/2016 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili deklaroi se në rast të mosvotimit të reformës në drejtësi nga ana e opozitës, LSI është pro një referendumi, që do t’ja lërë në dorë qytetarëve çështjen, për të cilën politika prej kohësh nuk gjen dot konsensus. Një qëndrim i tillë është ndryshuar nga LSI, pasi vetëm dy ditë më parë ka qenë Ilir Meta ai i cili e ka cilësuar si “qesharake” idenë e referendumit për këtë çështje, duke ju referuar rekomandimit 88 që kërkon opozita.

Vasili i ka bërë thirrje Kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha që të lënë mënjanë daljet e tyre televizive, pasi nuk i sjellin asnjë të mirë procesit të reformës në drejësi. Në emër të LSI-së, Vasili kërkoi nga BE që të marrë përsipër për të dhënë një gjykim në lidhje me rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias si dhe të japë garanci, se në rastin e çuarjes së reformës në mënyrë të njëanshme(pa opozitën), negociatat për integrimin e Shqipërisë të shkojnë përpara. Vasili i bëri thirrje PD-së që shqetësimin e saj për rekomandimin 88 ta adresojë në BE.

“Nëse besojmë se kriza absurde e rekomandimit 88 nuk mund të mbajë peng reformën në drejtësi. Ne, LSI, shpreh kënaqësinë e saj, për mosrealizimin e reformës, të paktën dy muaj më parë, kur në tavolinat e kuvendit, ndodhej opinioni final i Komisionit të Venecias.

Vlerësoj se i duhet dhënë fund të gjithë konferencave të shtypit në distancë, që nuk i japin asnjë lloj zgjidhje reformës në drejtësi. Do të vlerësoja, që institucionet e larta të BE, të jepnin një gjykim për pozicionin dhe kërkesën e opozitës.

BE do duhet të na garantojë se megjithëse ne po bëjmë këtë hap të njëanshëm, ata duhet të na japin garanci se ky hap, do të çojë në hapin e rëndësishëm të hapjes së negociatave. Në të kundërt, nuk mund të merren përgjegjësi të tilla.. pasi do të krijonin një pasiguri të re në vend…

Ne si LSI jemi për mbajtjen e një referendumi për reformën në drejtësi, duke e parë si një instrument kushtetues për kalimin e reformës.”- tha Vasili.

Sipas Vasilit, pavarësisht kundërshtimeve, opozita ka pranuar tashmë se sistemi i drejtësisë është i kalbët dhe se duhet reformuar.

“Opozita është betuar publikisht se do ta votojë reformën, duke pranuar kështu të gjithë ndryshimin e thellë dhe rrënjësor të sistemit të drejtësisë. Por ajo është fokusuar tek pika 88, një këmbëngulje që është legjitime për pozicionin e saj.”-tha Vasili./ java/ a.k

Next Post

Banka Qendrore Europiane: Brexit përbën rrezik për rritjen ekonomike të BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

April 6, 2026
BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

April 6, 2026
“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

April 6, 2026
Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

April 6, 2026
U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

April 6, 2026
Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

April 6, 2026
Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

April 6, 2026
Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In