• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vasili në SPAK për lobim të LSI në SHBA, Meta: Edhe në Hënë le të çojnë letra

by Java News
22/07/2023 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e premte Petrit Vasili është thirrur në SPAK ku është pyetur lidhur me lobimin e bërë nga LSI (sot PL) në SHBA.

I pyetur për këtë zhvillim, Ilir Meta, kreu i PL, deklaroi në “Kjo Javë” me Nisida Tufën se sa kohë ai ka qenë në krye të LSI, nuk ka shkelur kurrë ligjin.

“Sa i takon Metës, SPAK të bëjë çfarë hetimi të dojë, të çojë letra jo në Amerikë por dhe në Hënë, dhe ta ketë të qartë që Meta dhe PL zbatojnë vetëm ligjet e Shqipërisë, Amerikës dhe çdo vendi. Të jeni të sigurt që asgjë nuk ka pasur të kundraligjshme, që të paktën në kohën që unë kam drejtuar, sepse nuk mund të marr përsipër për kohën që nuk kam drejtuar, absolutisht asgjë’, deklaroi ai ndër të tjera.

Pjesë nga intervista:

Ju keni folur për drejtësi me regji, por teksa dëgjohen edhe zëra se SPAK ka nisur punën me ritme edhe më të shpejta, flitet se do të godasë edhe djathtas. Marrim parasysh faktin që ditën e premte u thirr në SPAK zoti Vasili, kohë më parë keni qenë edhe ju… Si i komentoni këto zëra?

SPAK është produkt i një reforme në drejtësi të shkatërruar që në hapat e parë të zbatimit te saj nga Rama. Kjo padyshim që reflektohet të gjithë mënyra si është krijuar SPAK apo Gjykata Kushtetuese, duke zgjedhur në mënyrë antikushtetuese Arta Markun. Sikurse e dimë sesi është ndërhyrë nga mazhoranca përmes ligjeve, sa rezulton që sot një deputete e mazhorancës ka 4 familjarë në një prokurori.

Kanë thirrur Vasilin, thërrasin me dhjetëra, por kjo nuk përbën shqetësim as më për Metën as për PL, i vetmi shqetësim i yni është përse nuk ndalohen pagesat e inceneratorëve? Përse nuk verifikohen faktet që nuk ka inceneratorë? Përse nuk verifikohen fakte të tjera? Ky është problemi. Sa i takon Vasilit, lobimet, aktiviteteve të ish-LSI, të bëjnë çfarë të duan, bazuar në çdo lloj informacioni…

Jeni të hapur ju për çdo hetim apo thirrje në SPAK?

Kjo nuk është pyetje për mua, përgjigjja ime është se ata që mendojnë se do të spostojnë përgjegjësitë e Ramës për këtë regjim që ka krijuar në Shqipëri që detyrojnë dhe BE të vendosë sanksione siç ishte ai i fondit për AZHBR, në përralla jo Meta, jo ky jo ai.

Sa i takon Metës dhe PL, SPAK të bëjë çfarë hetimi të dojë, të çojë letra porosie jo në Amerikë por dhe në Hënë, dhe duhet ta ketë të qartë që Meta dhe PL zbatojnë vetëm ligjet e Shqipërisë, Amerikës dhe çdo vendi demokratik. Dhe Shqipëria dhe Amerika kanë marrëveshje ekstradimi, dhe në çdo moment mund të plotësojnë çdo kërkesë për ekstradimi.

Të jeni të sigurt që asgjë nuk ka pasur të kundraligjshme, që të paktën në kohën që unë kam drejtuar, sepse nuk mund të marr përsipër për kohën që nuk kam drejtuar, absolutisht asgjë. Këto janë lojëra, manipulime të karakterit mediatik që bëhen për të spostuar vëmendjen nga fakti që vazhdojnë pagesat e inceneratorit të Tiranës. Gjitha afera është e ideuar dhe në përfitim të Edi Ramës. Është në shkatërrim të shtetit të së drejtës, në shkatërrim të financave…

/f.stafa

Next Post
“Rama mund të kapë 100 mandate”/ Gjekmarkaj: Pa Berishën s’ka zgjidhje, me të s’ka fitore

Kronikë e natës së fundit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In