Vasili: Hetim CEZ-it që kur privatizoi OSSH, prokurorët e huaj të hetojnë të gjithë veprimtarinë
Kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili deklaroii mbrëmë se ai dhe forca e tij politike i kërkon prokurorisë shqiptare, por edhe prokuorëve të huaj të hetojë të gjithë veprimtarinë e CEZ që nga viti 2008 kur privatizoi OSSH e deri më sot. I ftuar në emisionin “Debati” në Channel One të gazetarit Roland Qafoku, Vasili vazhdoi deklaratën e kryetrarit të LSI, Ilir Meta, i cili kërkoi hetim ndërkombëtar për atë që tashmë quheta afera e CEZ. Vasili tha se vetëm duke bërë një hetim të shtrirë plotësisht në kohë mund të zbardhet e plotë gjithë veprimtaraia e CEZ dhe gjithçka që ka të bëjë me këtë kompani. “Nuk ka përse të fraagmetizohet hetimi, por duke bërë një hetim të plotë të pavarur dhe me prokurorë amerikanë, jam i bindur që do zbardhet e vërteta për CEZ”, tha Vasili. Vasili mëbshteti sërish kërkesën e Metës që këtë ehjtim ta bëjën oporkuiorë të huaj por sidomos amerikanë që sipas Vasilit janë më të interesuar për të zbardhur të vërtetat e atyre që opozita i quan skandal të CEZ.









