• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Varrin e Shote Galicës e kanë mbuluar ferrat! (Foto)

by
16/08/2015 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Në të dalë të Fushë-Krujës, mu në udhën e vjetër drejt Laçit, në një rrugë pa rrugë prishur nga makinat e tonazheve të larta që sjellin çimenton, mu në një cepëz, gjendet sot kompleksi funebër i heroinës shqiptare Shote Galica

Cili kalon sot atje dhe e duron renë e pluhurit, të cilët ngrenë këto makina do të mbetet i shtangur nga imazhi, që i mbetet para syve. Ferra, dhe, bimësi e harlisur, një përkujtimore e një nuseje të re- ia kanë zënë frymën përpara këtij kompleksi, që i shtohet edhe një rruginë krejt e prishur dhe një kanal përpara.

Këto janë e gjithë rekuizita e këtij vendi, që imagjinohet t’i japë paqtimin e përjetshëm heroinës kosovare. Iku nga Kosova më 1926 që t’i shpëtonte represionit serb, por në Shqipëri u la të vdiste si mos më keq nga autoritetet e presidentit Ahmet Zogu. Paradoksi është se sot në demokraci me dy shtete shqiptare, ajo është njësoj e harruar dhe e nëpërkëmbur si imazh.

Anipse, përpara se ‘të marrësh’ vendimin e të hysh brenda një gardhi rrethues prej hekuri, që ruan prej kafshëve memorialin, i palyer kushedi se prej kur, i cili është po ashtu i mbuluar me një masë të madhe ferrash, një i panjohur duhet të ndalet të kuptojë se para çfarë realiteti është.

Ky është përshkrimi me pak fjalë i varrit tejet të thjeshtë, që përkujton një nga figurat e luftëtareve më dinjitoze të historisë së kombit shqiptar. Vendi, që i është falur prehjes së saj, është një rrafsh toke, që dikur ka qenë kënetë. Një dashamir shtiu para t’ia rregullonin varrin e nëpërkëmbur, dhe pa shkronja vite më parë. Për fat, ende nuk ia kanë zënë frymën me ndonjë ndërtim.

Ky është përshkrimi, ndërsa apeli, jo thjesht si kërkesë personale, që më vjen ndërmend sakaq, është fare i thjeshtë. A nuk mundet që eshtrat e kësaj gruaje të prehen në Kosovë, pranë të shoqit?

Shqiptarët, sa ishte e gjallë, e lanë bashkë me jetimët e luftëtarëve, që kish marrë me vete të vdiste në kushte varfërie skajore. Kosovarët e brezave të sotme ka të ngjarë të mos e dinë fare se cila është ose në rastin më të mirë ku është varrosur. Të mendosh, erdhi në Shqipëri në dimër, diku aty nga fillimi i vitit 1926, gati e paralizuar dhe me jetimët, që s’u dilte zot njëri në Kosovë dhe po aq në Shqipëri.

Nuk e dimë se cili ia ka shkruar letrën, që drejtoi për ndihmë, por kjo letër është model kërkese administrative: “Unë jam Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës. Gjendem në katundin Shullaz të Krujës , kam dhe katër femijë jetim me vete. Janë fëmijët e luftëtarëve të vrarë për çlirim të Kosovës. Jam e shtrënguar t’iu vë në dijeni se jam duke vdekur nga uria së bashku me fëmijët jetim”.

Autoritetet e Zogut heshtën, por vallë ç’mund të bënin kundër gruas, që u kishte marrë erzin bjellogardistëve dhe serbëve tre vjet më parë…

Pak fjalë për të Shote Galica, gati e paralizuar ose më saktë me një dorë që nuk e përdorte më, pas vdekjes së të shoqit (dhe fshehjes së kufomës së Azemit), mbërriti në fundin e dimrit të vitit 1926 në Shqipëri. Besonte shumë te autoritetet shqiptare dhe kur erdhi ashtu e drobitur, e sfilitur dhe pa asnjë shpresë. Vetë nuk kishte fëmijë, por me vete mbarte bashkë me bashkëluftëtarin Mehmet Deliun dhe katër jetimë të Kosovës, që tashmë dergjej nën pushtuesin serb. Thuhet se ende kishte shpresë të kthehej me pranverën e parë dhe të luftonte. Të mendosh, ishte vetëm 32-vjeç, por tashmë me katër fëmijë jo të vetët, për të cilët duhej të kujdesej më shumë se prindërit, që s’i kishin më. Ndihma prej qeverisë shqiptare nuk erdhi kurrë. Ajo, vetë, do të vdiste në kushte mjerimi, me jetimët te koka, e do të varrosej afër vendit ku qëndronte, deri pak kohë më parë, në një varr, që pothuaj nuk njihej fare.

Mund të ngresh shumë hipoteza për këtë mos respekt për këtë figurë, por ajo që dihet me siguri është se kjo figurë veç luftës që bëri në krah të të shoqit, heroit të madh Azem Galica, kundër serbëve; sfidoi mentalitetin e prapambetur në Kosovë dhe i qëndroi besnike njërit nga burrat vërtetë trima të Kosovës, pasi Azem Galica realisht e tejkalon të zakonshmen me atë që ka bërë.

Shote Galica ishte pjesë e një njësiti kosovar, që drejtohej nga i shoqi dhe që u janë regjistruar gati 40 aksione ndaj serbëve. Qerime Halil Galica ose “Shota”, si thirrej shkurt prej familjes së vet, prej trupit të shkurtër dhe të ngjeshur, luftoi kundër represionit serb, shpronësimin, shpërnguljen dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare. Fare e re, që më 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa më 1922-1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut. Prej këndej, ishte vendi që shërbeu si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë. Në korrik 1924 mori pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës. Do të sfidonte të gjithë skeptikët, kur më 1924, fill pas vdekjes së Azemit, luftoi në krye të çetës, që më parë udhëhiqej nga ai. Madje, me qindra luftëtarë të Kosovës në dhjetor të 1924, luftoi edhe kundër forcave serbe e bjellogardiste dhe forcave të Ahmet Zogut. Plot 22 anëtarë të familjes i kanë humbur jetën prej serbëve.

DSC08406 DSC08408

Mentaliteti

Por një armik më i madh se serbët ishte para saj. Shote Galica ka luftuar me mentalitetin kosovar. Shpesh, armiqtë hapën zëra se ajo ishte e përdalë, por ajo arriti t’i sfidonte teksa merrte pjesë në kuvendin e burrave, aty ku bëhej plani i luftës. Nga Marubi kemi një imazh të saj me veshje meshkujsh dhe një qeleshe të bardhë, që na jep imazhin e saj edhe sot. Është simpatike dhe serioze, por sot kemi shumë pak mundësi ta njohim.

Dhe, për ta bërë veshjen më interesante për sytë e publikut, thuhet se gërshetin e saj e vendoste nën kësulën e bardhë, duke e mbuluar me shall. Nuk duhej të dallohej prej të tjerëve në Kuvendet e burrave, që shpesh ishin armiqësor me femrën. Gojët e këqija do e përflisnin sepse ajo rrinte vetëm me meshkuj, por kjo grua tregoi se ishte realisht e jashtëzakonshme me atë që bëri.

Kur do mbyllte jetën më 3 korrik të 1927, do kishte fare pak njerëz me vete, njësoj si i shoqi, që do qëndronte me dekada i varrosur në një hon, thjesht mos ta gjenin serbët dhe tradhtarët, që nuk i mungojnë këtij kombi.

Me pak fjalë, na takon, që teksa nderojmë pa fund njerëz, duhet t’i gjejmë një vend të denjë prehje kësaj gruaje, që nuk dimë t’ia ketë bërë ndokush më parë nga zyrtarët shqiptarë dhe kosovarë. Më e mira e të mirave është që këtë grua të mrekullueshme ta përcjellim atje ku e ka vendin në Kosovën e vet…Si Azem Bejta, ashtu edhe Qerime Halili, “Shota”, ky çift vërtet trimash që lindën në zemër të Kosovës, në Drenicë, mbase i duhet të varrosen sërish bashkë atje ku e kanë vendin, për t’u kujtuar, por edhe të na kujtuar sesa mosmirënjohës meskinë jemi

Next Post

Kush po ia prek të pasmet seksi Lori Hoxhës?! (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In