• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Varrim-zhvarrimet dhe një panteon?!

by Ben Andoni
09/02/2016 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Debati i fundit sa i përket rivarrimit të piktorit të njohur Ibrahim Kodra ka nxjerrë edhe njëherë publikisht në pah sesa e respektojmë institucionin e vdekjes. Njëra palë, që lidhet me fondacionin me emrin e tij, mëton se i ndjeri e ka lënë me gojë të varroset në Tiranë ose në Durrës, kurse ishmakët, ku ka qenë i varrosur deri më tani, e quajnë si sakrilegj zhvarrimin e tij. Problemi ndërlikohet sepse kjo nuk referohet aspak në testamentin e tij. Siç ndodh zakonisht, debatit i është bashkuar edhe politika, pasi kur një palë mbështet një argument, tjetra do t’i kundërvihet menjëherë. Duket pak si e ekzagjeruar nga Ministria jonë e Kulturës që po  merret me këtë, ashtu si njësoj duket e lodhshme ajo që po bën z.Berisha kundër nga ana tjetër. Me shumë siguri, i ndjeri, nëse do e dinte dhe do t’i kuptonte më mirë bashkatdhetarët do të kujdesej të prehej në një vend diku të panjohur, atje ku jetoi më së shumti.

Ibrahim-Kodra-700x496

Gjithsesi, shkas është kjo ndodhi, për të hedhur pak dritë në atë që ka ndodhur në dekadat e shekullit të fundit me varrim-zhvarrimet. Janë kaq ‘pavlerë’ për qytetarët saqë nuk mund të mos kujtosh se kompleksin funebër të Ismail Qemalit, e dinin pak veta deri vitet e fundit. Plaku i pavarësisë ishte lënë në hije dhe madje, kush rastiste të shkonte në lulishten (ku prehej) e lënë pas dore që përdorej si shurrtore dhe vend prehje lojrash-tavoline pensionistësh, do shikonte shkronjat e munguara (dhe madje edhe gabim) mbi suprinën e varrit të vet. Deri më atëherë ishte zhvarrosur dy herë. Dhe, kaq të paditur ishin shqiptarët për vendvarrimin e tij, saqë një nga Ministrat e Kulturës do shprehej se për 100-vjetorin do ia sillnin eshtrat në Shqipëri!!! S’mbaron këtu. Do jenë të paktët njerëzit, sidomos brezi i ri, që e dinë se MIGJEN-i, Luigj Gurakuqi dhe Vaso Pasha janë të varrosur në “Varrezat e Dëshmorëve” në Shkodër, deri vonë fare pranë landfield-it të plehrave. MIGJEN-it ja kanë prishur shpesh varrin, autorë, që kurrkush nuk i ka zbuluar. Vëllezërve Topulli ua kanë shkatërruar deri vonë varret në Gjirokastër dhe askush nuk kujtohej, megjithë apelet e shumta. Të vijojmë me figura të shquara: Çifti Puzanova, që kontribuoi si askush për ikonografinë shqiptare, ishte lënë deri vonë në harresë dhe do ishte insistimi i Maks Velos, që të kthehej një lloj kujdesi për të meremetuar varrin modeste të të ndjerëve. Stërmbesa e Hoxha Tahsinit ka bërë përpjekje titanike që t’i identifikojë varrin dhe t’ia sjellë eshtrat të parit të saj nga Stambolli, por nga shteti ka pasur harresë totale për mësuesin e rilindasve tanë.

Historia e varrimeve dhe zhvarrimeve nuk mbaron këtu, sepse ajo përfshiu dhe njerëzit e luftës, që në fillimvitet ’90 u nxorrën brutalisht nga varret. Ata, vetë, nga ana e tyre, në të gjallë, i vunë minat vendvarrimit të Nënës Mbretëreshë.

Me pak fjalë, shqiptarët s’kanë qasje të mirë me vendprehjet e figurave të tyre. I ngrenë në qiell dhe pastaj i harrojnë, sepse gjërat i kanë boll të stisura. Jo më kot, në lokalitete, shikon që njerëzit s’kanë më kujtime as edhe për më të afërmit e tyre më të afërt. Dhe, kjo e bën qasjen tonë ndaj vdekjes dhe nderimin e saj tepër konfuz dhe shtirak. Mbi të gjitha paradoksal. Në memorialin e Tre-Vëllezërve Frashëri është ndërtuar varri bosh i Samiut edhe pse turqit e kanë shprehur se kurrë nuk do të lejojnë të merren eshtrat e dinjitarit të tyre! Përkrah Naim Frashërit prehet Faik Konica, një nga njerëzit që e anatemoi dhe e talli paq, poetin kombëtar! Dhe, ironia s’mbaron këtu. Ngjitur aty ku dikur ishin varrezat e para të heronjve partizanë (edhe këto u zhvendosën) prehen varret e ushtarëve gjermanë të Luftës së Dytë dhe pas një rudine të vogël, pak metra më tutje, ushtarët aleatë anglezë!!!

Një konglomerat pa kuptim, që e tall disi vdekjen, autoritetin më të lartë të qënies. E gjitha kjo na bën që të mendojmë se mbase ka ardhur koha, që të mos ia lemë më zgjidhjen rastit dhe paarsyes, por një logjike kriterit të vendosjes të fundit të figurave të shquara. Mbase idea e një panteoni po piqet, por si ndodh me ne po bëhet vetvetiu dhe jo e menduar. Për këtë të fundit druhemi sepse po ne mund ta shpërfytyrojmë konceptin e tij me mllefet dhe inatet pafund.

Dhe, Ibrahim Kodrës, mbase do i duhej ende edhe pak kohë që të zinte një vend nderi në këtë panteon, i cili do të ishte një model nderimi edhe për të rinjtë, që janë krejt konfuzë për vlerat kombëtare. Në fund, mbase ky rast, e bën dikë të mendoj për një projekt-Panteoni që fle në mëndje të zgjuara dhe do të na bëjë të ndihemi krenarë.    

 

 

Next Post

Ngjela: Sekretari i Shtetit John Kerry vjen për reformën dhe...për “dy motorët e vjedhjes”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In