• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Varri pa emër që habiti banorët, si u gjet trupi i Hysës, emri i të arrestuarit

by A R
14/07/2018 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një varr i ri dhe pa emër sipër. Kjo ka çuditur të gjithë banorët e fshatit Shelqet të komunës Nikel, të cilët janë befasuar me gjurmët që vinin nga varrezat, në një kohë kur të gjithë pyesnin se kush kishte ndërruar jetë. E pikërisht në këtë varr ishte varrosur 34-vjeçari Keisi Elion Hysa, i cili rezultonte i zhdukur prej 9 ditësh. Por si ra në gjurmët e viktimës policia? Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka zbardhur për ‘BalkanWeb’ itinerarin që policia kishte ndjekur për të zbuluar vendndodhjen e të riut që ishte vrarë dhe më pas groposur.

Haxhiaj tha se pasi policia e Kubrinit ndaloi pronarin e mobilierisë, shtetasin Hysni Rama, dhe i vuri në përgjim telefonin e tij krijoi dyshime të arsyeshme se ai bashkë me një tjetër person, konkretisht shtetasin me inicialet A.T, e kishte vrarë dhe më pas e kishte varrosur 34-vjeçarin në varrezat e fshatit të tyre. Pas hetimit me metoda shkencore dhe përgjimeve të telefonatave, policia shkoi në fshatin dhe pyeti banorët e fshatit nëse kishin parë njerëz në varrezat, ndërsa ata shprehën dyshimet e tyre për varrin e ri.

Ndaj, me urdhër të prokurorit të Krujës, policia vendosi të hapte varrin e ri, ndërsa u zbulua kështu edhe vendndodhja e të riut që ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij. Ndërkohë, shumë pranë varrit u gjetën edhe dy armë, një pistoletë dhe një pushkë, ndërsa i riu ishte qëlluar me një plumb në kokë. Mes të tjerash ka dyshime se i riu pasi është vrarë, është varrosur përgjatë natës në varrezat e fshatit Shelqet, për të mos rënë në sy të banorëve të zonës.

Nga dëshmitë e familjarëve të viktimës, 9 ditë më parë 34-vjeçari kishte takuar pronarin e mobilerisë në zonën e Krujës dhe që pas asaj dite ai ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Drejtoria vendore e Policisë Durrës nga të dhënat e para ka përjashtuar si pistë të vrasjes për shkak të hakmarrjes, ngjarjen e ndodhur në Sarandë, ku Hysa akuzohet se vrau pronarin e një lavazhoje në 2015-ën. Aktualisht policia po heton rreth dy pistave, asaj të një borxhi të pashlyer, apo dhe përfshirjen në ndonjë bandë të narko-trafikut.

Next Post
Drogba komenton transferimin e Ronaldos: Bëri shumë mirë

Drogba komenton transferimin e Ronaldos: Bëri shumë mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria thyen rekordin e një viti më parë, mbi 12 milionë vizitorë në 2025-ën

Reshjet e dendura të shiut, Balluku: Fluturimet në Rinas vazhdojnë normalisht

January 7, 2026
Moti i keq/ ARRSH në terren, drejtori Kozeli: Të gjithë të angazhuar për të përmirësuar situatën

Moti i keq/ ARRSH në terren, drejtori Kozeli: Të gjithë të angazhuar për të përmirësuar situatën

January 7, 2026
Vdes milioneri rus, helikopteri i ngatërrohet me kabllo dhe rrëzohet në Malet Urale

Vdes milioneri rus, helikopteri i ngatërrohet me kabllo dhe rrëzohet në Malet Urale

January 7, 2026
Kafe me Kryetaren

Kafe me Kryetaren

January 7, 2026
Vendimi/ Qeveria zgjat afatin e rivlerësimit të pronave me akt normativ deri më 2022, ja data përfundimtare

Rivlerësimi do zhbllokojë mbi 530 mijë kontrata premtimi/ Ekspertët: Tregu i pronave do të bëhet më i larmishëm

January 7, 2026
Vjosa në pikën kritike/ Rritet frika nga përmbytjet, mblidhet Shtabi i Emergjencave në Novoselë

Vjosa në pikën kritike/ Rritet frika nga përmbytjet, mblidhet Shtabi i Emergjencave në Novoselë

January 7, 2026
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

Në fokus objektivat për 2026-ën, kryeministri Rama mbledh qeverinë të Premten

January 7, 2026
Trump: Kemi kapur Maduron, SHBA kreu me sukses një sulm të madh

“Ne do të jemi gjithmonë aty për NATO-n, edhe nëse ata s’do bëjnë të njëjtën gjë për ne!” Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA

January 7, 2026
Problematikat e përmbytjeve, Shërbimi Zjarrfikës në gatishmëri: Evitoni qarkullimin në zonat me reshje të dendura

Problematikat e përmbytjeve, Shërbimi Zjarrfikës në gatishmëri: Evitoni qarkullimin në zonat me reshje të dendura

January 7, 2026
Moti i keq në Dibër/ Rrëshqitje dherash dhe gurësh në aksin Burrel – Rrëshen, vështirësohet qarkullimi. Ja situata në Gjirokastër

Moti i keq në Dibër/ Rrëshqitje dherash dhe gurësh në aksin Burrel – Rrëshen, vështirësohet qarkullimi. Ja situata në Gjirokastër

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In