• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Varianti indian i COVID dyfish më i rrezikshëm dhe vdekjeprurës: Shënjestron të pavaksinuarit

by Java News
16/06/2021 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pamjet nga India, të mijëra njerëzve në spital, dhe të të vdekurve në krematoriumet e improvizuara në natyrë kanë tronditur të gjithë botën. Këto pamje nuk ishin të rastësishme, pasi sipas të dhënave, varianti indian, ose Delta, është më infektues dhe shkakton simptoma më të rënda tek të infektuarit.

Sipas studimeve nga Skocia, të infektuarit me variantin indian janë dyfish më të rrezikuar në krahasim me variantin britanik ose Alfa. Gjithashtu sipas të dhënave nga Britania, personat që nuk janë vaksinuar, ose kanë marrë vetëm një dozë, si dhe qytetarët që kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese,  janë më të rrezikuar.

Studiuesit nga Universitetet e Edinburgut dhe Strathclyde kanë botuar kërkimet e tyre në Lancet. Sipas studiuesve, të dy vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca janë efektive kundër variantit indian ose Delta, por mARN-ja e Pfizer  është më efektive kundër mutacionit indian, raporton abcnews.al

 

“Ne duhet të inkurajojmë personat që të vaksinohen, në mënyrë që ata të nxitojnë për të marrë të dyja dozat”, tha Jim McMenamin, drejtori i Sistemit Shëndetësor në Skoci.

Studiuesit në dy universitetet në Skoci kanë zbuluar të dhëna specifike mbi normat e imunitetit nga vaksinat kundër mutacionit indian (Delta) dhe mutacionin britanik (Alpha).

Më specifikisht:

-Pfizer është 92% efektiv kundër variantit britanik ndërsa 79% efektiv kundër variantit indian

-AstraZeneca 73% efektive kundër variantit  britanik dhe 60% kundër variantit Indian.

Të dhënat e studimit:

– Së pari, vaksinat janë efektive dhe e vetmja mburojë për njerëzit kundër variantit Indian, i cili është më infektues. Ajo që zvogëlohet është shkalla e efikasitetit, domethënë rriten shanset që secili prej nesh të zhvillojë simptoma të rënda, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tij në planin afatgjatë.

– Së dyti, nivelet e efikasitetit të vaksinave të reja kundër koronavirusit ishin mbresëlënëse. Në raste të tjera, vaksinat fillestare kanë treguar nivele të efikasitetit  deri në 50%. Prandaj rritja e efektivitetit në më shumë se 50% ishte një “dhuratë” e papritur që po përdoret sot për të shpëtuar miliona jetë.

–Së treti, pa vaksinat dhe vaksinimin e plotë të popullsisë, ne jemi plotësisht të pambrojtur nga virusi vdekjeprurës.

–Së katërti, çdo vonesë në fushatën e vaksinimit, për çfarëdo arsye apo justifikimi, është e rrezikshme për përhapjen e virusit.

–Së pesti, edhe kur e gjithë popullsia të jetë vaksinuar,  ne duhet të respektojmë të njëjtat masa mbrojtëse sepse mutacionet, veçanërisht indiane (Delta) e bëjnë virusin më ngjitës dhe më të rrezikshëm.

Sigurisht që ne do të vazhdojmë aktivitetet tona por do të jetë e papërgjegjshme të mos tregohemi të kujdesshëm duke marrë masa, pas një viti ku miliona persona humbën jetën  nga virusi, sistemet shëndetësore ishin në kolaps dhe  miliona mbetën të papunë.

 

 

Situata në Angli

Me 21 qershor, qeveria e Boris Johnson kishte planifikuar të lehtësonte masat dhe të hapte kufijtë. Vendimi i Boris Johnson për të zgjatur masat deri në 19 korrik  është një tregues se rreziku është ende midis nesh.

Gjatë ditëve të fundit, Britania ka shënuar nrritje të rasteve të përditshme. Sipas të dhënave, pjesa më e madhe e rasteve të reja dhe veçanërisht të shtruarit që janë në rrezik janë qytetarë që  ose nuk janë vaksinuar ose nuk kanë marrë të dyja dozat, raporton abcnews.al

Vaksinimi është mburoja e vetme për njerëzit kundër pandemisë Covid-19, por nuk është ilaç. Virusi do të pësojë mutacion vazhdimisht në mënyrë që të mbijetojë. Çdo mutacion do të rrisë rrezikun për njerëzit. Vaksina, veçanërisht në mungesë të ilaçeve në këtë fazë, është e vetmja rrugëdalje.

Sidoqoftë,  situata varet nga sjellja jonë, përgjegjësia që ne kemi, karakteri ynë i fortë dhe aftësia jonë për të zbatuar masat, raporton abcnews.al

Në këtë fazë të re të pandemisë, ne nuk do të heqim dorë nga takimi me të afërmit tanë por duhet të jemi të përgjegjshëm në veprimet tona, të shmangim hapësirat e mbyllura dhe veçanërisht me shumë njerëz.

Gjithashtu në momentin e parë që ne kemi një simptomë të ngjashme me Covid-19, duhet të konsultohemi me mjekun, duke shmangur sigurisht takimin me persona të tjerë. Duhet të lajmë vazhdimisht duart, të mbajmë maska afër njerëzve të tjerë dhe sigurisht distancën aty ku është e mundur. /abcnews.al

 

Next Post
VIDEO/ Episodi i çuditshëm, Pogba: Rydiger më kafshoi, por nuk dua që… UEFA mund të hap hetim

VIDEO/ Episodi i çuditshëm, Pogba: Rydiger më kafshoi, por nuk dua që... UEFA mund të hap hetim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

March 12, 2026
Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

March 12, 2026
I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Kryeministër për herë të tretë apo opozitar për herë të parë

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In