• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Varianti i ri i COVID/ A rrezikon Shqipëria? Bino: Këto 2-3 javë që do vijnë do jenë shumë…

by
29/11/2021 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino ka folur në lidhje me rrezikun nga varianti i ri i COVID, “Omicrom”.

Bino deklaroi se ky variant i zbuluar në Afrikën e Jugut, është përhapur me shpejtësi më të madhe se Delta, duke theksuar se këto dy javë do jenë vendimtare. Ajo shtoi se format e kësaj sëmundje deri më tani nuk kanë qenë të rënda. Në lidhje me vaksinat, Bino deklaroi se ato kanë rezultuar efikase duke shtuar më shumë nevojën e vaksinimit për të qenë më të mbrojtur.

“Afrika e Jugut bashkë me disa vende të tjera kanë një rrjet të fuqishëm në lidhje me sekuoncimin gjenetik. Ata kanë zbuluar këtë mutacioni dhe e kanë raportuar pranë OBSH. Ky lloj mutacioni atje është përhapur me shpejtësi më të madhe se Delta nga të dhënat që kemi deri tani. Pra këto dy tre javë që do vijnë do jenë shumë vendimtare. Në Afrikën e Jugut kemi një përhapje të shpejtë të virusit. Ne ndjekim vazhdimisht çfarëdolloj mutacioni. Ne ndjekim çdo ditë çfarë del dhe çfarë duhet të bëjmë. Pandemia nuk ka mbaruar dhe duhet të jemi tepër vigjilent. Në lidhje se sa të rënda janë format e sëmundjes, thuhet se format kanë qenë jo të rënda.

Megjithatë kjo vlen për t’u parë. Nëse do kemi më shumë raste mund të kemi forma më të rënda. Ne do presim dhe do vëzhgojmë. Një element tjetër i rëndësishëm është të shohim nëse është në gjendje ky variant të shkaktojnë riinfeksione. Ky është një element që duhet ta monitorojmë. Dhe pika e katërt. a na mbrojnë vaksinat nga ky virus. Nga të dhënat që kemi deri më sot duket se vaksinat do të afrojnë një farë mbrojtje. Nuk ka asnjë dyshim që duhet të vaksinohemi, Pikërisht edhe nga fakti që është zbuluar në Afrikën e Jugut ku ka mbulesë vaksinale të ulët duke krijuar kushte për krijimin e mutacioneve. Këtu flasim për një pandemi dhe viruset nuk njohin kufi. Shumica e vendeve kanë marrë edhe masa për ndalimin e fluturimeve. Por kjo nuk ka vlerë sepse virusi po zbulohet në vendet e Europës”, deklaroi Bino.

Ajo deklaroi se gjatë këtij viti numri i testimeve ka qenë shumë i lartë në krahasim me një vit më parë. Bino tha se po ndiqet me shumë kujdes ndryshimi i variantit të ri dhe bashkë me laboratorët në vend do të bëhet gjurmimi i çdo rasti të dyshimtë.

“Jemi duke marrë mostra. Po ndjekim me shumë kujdes evolucionin e infeksioneve dhe grupimeve. Është e rëndësishme që çdo rast të gjurmohet.  Numri i testimeve sivjet është shumë më i lartë se vitin e kaluar. Këto dy javë do të monitorojmë bashkë me të gjithë laboratorët. Duhet të jemi sa më vigjilentë. E rëndësishme është të vazhdojmë vaksinimin. Të rinjtë duhet të vaksinohen. Dhe ata mbi 60-vjeç duhet të rivaksinohen. Kemi të bëjmë me një sëmundje të re që nuk ka mbushur as dy vite. Duhen vite që të bëhen skemat e vaksinimit. Të dhënat nga Izraeli janë shumë premtuese”, tha Silva Bino.

/b.h

Next Post
Marrëdhënia Donald-Beatrix/ Flet ish-fituesi i Big Brother: Duket shumë qartë që…

Marrëdhënia Donald-Beatrix/ Flet ish-fituesi i Big Brother: Duket shumë qartë që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In