Ndërkohë që bota është në alarm nga “Delta”, shkencëtarët në Afrikën e Jugut shprehen se kanë identifikuar një variant të ri të koronavirusit.
Nën emrin “C.1.2.”, mutacioni u identifikua për herë të parë në maj në provincat e Afrikës së Jugut Boumalanga dhe Gauteng, Johanesburg. Që atëherë, sipas hulumtimit, mutacioni është identifikuar në shtatë vende të tjera në Afrikë, Azi dhe Evropë.
Mutacionet në virus janë “të lidhura me rritjen e transmetimit” dhe një aftësi të rritur për të bllokuar antitrupat, thonë shkencëtarët. “C.1.2.” ka evoluar nga “C.1.”, seria e koronavirusit që dominoi valën e parë të infeksioneve në Afrikën e Jugut në mesin e vitit 2020.
Një pjesë e vendeve po ecin me injektimin e dozës së tretë kundër COVID-19, por ende e ardhmja, nisur nga vjeshta, që është në prag, është e panjohur nga frika e sjelljes së virusit dhe varianteve të reja.
/m.j