• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Varianti Delta po hapet me shpejtësi”/ Drejtori i “GEOVAX” në SHBA: Situata është optimiste dhe për vjeshtën në vendin tonë, por…

by
28/06/2021 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i zhvillimit të vaksinave në GEOVAX në SHBA, Arban Domi në një intervistë për “ABC” me gazetaren Juli Xhokaxhi ka komentuar situatën e fundit në të cilën ndodhet vendi ynë për shkak të pandemisë.

Domi në fjalën e tij ka bërë me dije se vendimi i EMA-s në lidhje me përdorimin e vaksinës kineze është politik.

Ndër të tjera ai është shprehur se vetëm Pfizer dhe Moderna janë vaksinat më efikase dhe ndaj variantit të ri Delta i cili është ndër më të përhapurit në botë.

“Vendimi i EMA-s është politik pasi mendonin se mund të kishin problem. Prodhuesi kinez akoma  nuk ka dërguar dokumentacionin dhe EMA e ndërmori vetë këtë nismë unë nuk besoj se do ta aprovojnë. Delta dhe varianti Indian është më infektues dhe infekton më shumë individë dhe kohëzgjatja ose shfaqja e simptomave të sëmundjeve më të rënda.

Në SHBA para një jave 10% e rasteve të reja janë me variantin Delta dhe pas 3-4 do të jetë mbi 40% në Amerikë. Me shfaqjen e variantit të ri nëse është më i shpejtë atëherë zhduket .

Ka ndodhur që dhe personat që kanë qenë t infektuar me Covid janë infektuar me variantin , Delta dhe britanik. si në të gjithë rastet njerëzit me sëmundje ekzistuese ose moshat e vjetra duhet të bëjnë më kujdes. Personat që kanë marrë vaksinën janë infektuar me variantin Delta. Unë mendoj se duke mos qenë kohë emergjente nuk duhet që të aplikohen vaksina përveç Pfizer dhe Moderna kur të futet dhe në mënyrë të kufizuar AstraZeneca pasi nuk është shumë efektive ndaj variantit Delta.

Johnson e Johnson sipas një studimi të ri ndaj variantit delta është më pak efikas, dhe ato që kanë marrë një dozë Johnson të marrin një vaksinë Pfizer. Doza e dytë është mirë që të merret me një vaksinë efikase si Pfizer ose Moderna, më pas vjen AstraZeneca dhe Sputnik.

Së fundmi po bëhet një studim me personat që janë vaksinuar me vaksinën kineze për të parë nëse janë krijuar anti trupa ose jo. Gjithashtu dhe qytetarët që kanë bërë një vaksinë të tillë në mënyrë individuale mund ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë mjeku.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se shifrat e fundit janë një tregues i mirë për situatën pandemie në të cilën ndodhemi.

Domi ka theksuar se në këtë situatë pandemike që ndodhet vendi mund të bëhet dhe një ndërprerje e përdorimit të vaksinave të tjera dhe të përdoret Pfizer dhe Moderna.

“Në Shqipëri sipas të dhënave janë inekzistuese dhe është një tregues i mirë, por muajin më parë kishim një numër të konsiderueshëm pacientësh në spital ndërsa viktimat jashtë spitalit ishte i lartë. Situata është optimiste dhe për vjeshtën në vendin tonë, por nëse do të merren disa masa shtese siç është testime në vende turistike, dhe personelit që shërbejnë në këto zona është e rëndësishme që të bëhen testime të shpejta për të kuptuar se si është situata.

Kjo ndoshta do të jetë pandemia më e gjatë, pasi dhe gripi spanjoll nuk ka zgjatur kaq shumë vetëm se ka pas më shumë viktima në një kohë më të shkurtër”, ka thënë  ndër të tjera ai.

/b.h

Next Post
I nxehti afrikan prek rajonin, temperatura deri në 40 gradë nga java që vjen

"Qershori do të mbyllet me temperatura të larta"/ Meteorologu jep detaje për dy muajt e tjerë të verës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In