• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Varhelyi: Shumë punë i kemi kryer në vitet e kaluara, në tremujorin e parë të 2023 fillojmë me dhënien e raporteve të para

by Java News
19/07/2022 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri Evropian për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë takimit të shqyrtimit analitik të legjislacionit, pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE, deklaroi se mund të fillojnë me dhënien e raporteve të para të shqyrtimit në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Ai tha se pjesa më e madhe e punëve është bërë por megjithatë ka punë mjaft intensive që duhen bërë. Varhelyi shtoi se ky proces është një mundësi shumë e mirë për ju që të bëjmë një vetëvlerësim me politikat e legjislacionit të BE-së.

Varhelyi: Ky proces që ne e fillojmë sot është hapi i parë i anëtarësimit dhe ne duam të ecim në mënyrë graduale. Ky sistem është një nga elementet kryesorë. Duam të fillojmë punën, jo nga fillimi sepse shumë punë I kemi kryer vitet e kaluara dhe në viteve 2018-2019. Gjatë viteve të kaluara kemi dhënë këshillim mbi financat dhe legjislacionin e BE-së. I kemi vënë fokusin edhe reformave.

Ju falënderojmë për atë që keni bërë në të kaluarën për rrugën tuaj drejt BE-së. Ky proces është një mundësi shumë e mirë për ju që të bëni një vetëvlerësim me politikat e legjislacionit për të parë se sa afër jeni me standartet e BE-së. Mezi pres edhe dialogun bilateral që do të jetë thelbi i bisedimeve tona, ku do të hartojmë edhe raportin e shqyrtimin për mënyrën se si do i bëjmë këto negociata me ju. Do të kemi një punë shumë intensive duke filluar nga grupet kryesore si nga komisioni edhe nga administratat tuaja. Në mënyrë që administratat të jenë të përgatitur, ju inkurajoj të koordinoheni me pjesëmarrjen tuaj. Do të jemi përkrah jush dhe do ju mbështesim në çdo nevojë që do të keni.

Shqyrtimi do na ndihmojë për tu përqendruar në çështje që kanë vërtet rëndësi, për shembull cilësinë e ajrit që thithim, ushqimet që hamë, ujin që pimë. Këto janë shembuj elemetar. E gjitha kjo do të vazhdojë e do të kemi investime në sektorë të ndryshëm të tregtisë. Do të kemi mundësi për bizneset.

Procesi i anëtarësimit do të shihet si një program reforme ambicioze. Ne po ndërmarrim sot hapin e parë të procesit të anëtarësimit, le të fillojë ky proces. Ju uroj punë të mbarë dhe të shpejtë dhe shpresoj që mund të fillojmë me dhënien e raporteve të para të shqyrtimit në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm./m.j

Next Post
Aksident tragjik/ Regjistrohen 22 të vdekur dhe 33 persona të plagosur nga përplasja e autobusit

Aksident tragjik/ Regjistrohen 22 të vdekur dhe 33 persona të plagosur nga përplasja e autobusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

February 26, 2026
Tërheqja e valës së inflacionit, BSH mund të ulë normën e interesit, kreditë në lekë më të lira

Kursimet në lekë, rritje rekord/ BSH: Në janar u zgjeruan me 26 miliardë lekë

February 26, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

February 26, 2026
Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim

February 26, 2026
Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

February 26, 2026
Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

February 26, 2026
Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

Nga Smart City te transformimi i Policisë Bashkiake dhe fuqizimi i rolit të prefektit, ministrja Koçiu zbardh detaje nga paketa ligjore: Asetet e krimit kalojnë te familjet e të rënëve në detyrë

February 26, 2026
Krimet e Epsten-it, Hillary Clinton paraqitet në Dhomën e Përfaqësuesve, çfarë pritet sot

Krimet e Epsten-it, Hillary Clinton paraqitet në Dhomën e Përfaqësuesve, çfarë pritet sot

February 26, 2026
Nderohet Zhani Ziçishti, homazhe për artistin e skenës teatrale dhe kinematografisë

Nderohet Zhani Ziçishti, homazhe për artistin e skenës teatrale dhe kinematografisë

February 26, 2026
Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese

Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In