Një trafik i rënduar është krijuar në aksin Vorë-Fushë-Krujë dhe anasjelltas. Vargu i makinave i kalon 15 kilometra dhe më problematike është korsia nga Vora-Rinas deri në Fushë-Krujë.
Shkak është hyrja në superstradën Fushë-Kruje-Thumanë e cila është vetëm me dy korsi, një vajtje dhe një ardhje dhe e ka të pamundur të përballojë fluksin e makinave që lëvizin nga veriu në drejtim të Shqipërisë së mesme e anasjelltas.
Sipas informacioneve, më problematike është lëvizja në korsinë Vorë-Rinas deri në Fushë-Krujë.