• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Varësia nga seksi – Mit urban apo një e vërtetë?

by A R
18/02/2025 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

…për të shmangur fajin, individi ka predispozitat “ta kthejë një sjellje të keqe në një çrregullim mendor”…

Është bërë shumë e zakonshme tashmë teksa dëgjojmë vetëetiketime me diagnoza të ndryshme të shëndetit mendor, të përdorura për të shmangur përgjegjësi e faj: “jam bipolare prandaj jam kështu” shprehet një adoleshente që  do të minimizojë ndjenjën e fajit për veprimet e pakontrolluara që bën, “ është ADHD-ja ime që smë lë”, shprehet një djalosh që  nuk i pëlqen të mësojë e do vetëm të luajë, “janë traumat e mia” justifikohet dikush që ka frikë të martohet, duke shmangur kështu ndjenjën  e vetpërgjegjësisë. U pëlqejnë të fshihen pas diagnozave psikologjike më mirë se të pranojnë përgjegjësitë apo fajin; ashtu sikurse  struci fsheh kokën në rërë e mendon se askush nuk po i sheh.

Njëkohëssiht, është bërë mëse e zakonshme mediatikisht: Një burrë i pasur në një pozicion pushteti akuzohet për sjellje seksuale që në rastin më të mirë është e papërshtatshme dhe në rastin më të keq një sjellje kriminale dhe njofton se po kërkon terapi për trajtim, siç është rasti producentit të turpëruar të Hollivudit, Harvey Weinstein në vitin 2017, i cili pas 13 denoncimeve për ngacmime seksuale, ku tre prej të cilave e akuzonin për përdhunim,  raportoi se e kaloi veten në rehabilitim për varësinë nga seksi.

Çështja është se veprimet për të cilat ai u akuzua nuk bien në asnjë kategorizim të varësisë ndaj seksit….

Një sjellje e keqe apo e papërshtatshme si tradhëtia bashkëshortore, zbulimi i një skandali seksual nga një figurë publike, sjellje seksuale të papërshtashme si pasojë e abuzimeve me pushtetin, mungesë ndershmërie apo pandjeshmërie e mazokizëm vetshkatërrues – nuk mund të justifikohen duke etiketuar veten me një çrregullim psikologjik “ kam varësi nga seksi”, qoftë kjo dhe për rastet kur kërkon me domosdoshmëri t’i shpëtosh ndëshkimit të drejtësisë. Le të themi se sjellje të tilla janë sjellje problematike, të cilat mund të trajtohen me psikoterapi, për çdokënd që vuan mungesën e kontrollit të sjelljes, por dhe që duhen dënuar e ndëshkuar njëjtë si krimet e tjera.

Nëse një zakon/ves  i përshtatet kategorisë së varësisë mund të gjykohet bazuar në gjashtë kritere, shprehen specialistët. Heroina, bixhozi, pornografia, seksi ose diçka tjetër – përdoren për të modifikuar një gjendje psikologjike të cilin personi vuan, konsumon mendimet e dikujt deri në mbizotërim të plotë të tyre  edhe në mungesë të tij dhe paraqet një konflikt të qartë të brendshëm ose ndërpersonal.

Në mënyrë kritike, varësia çon në tolerancë biologjike, kështu që sasia e substancës ose aktivitetit të nevojshëm për të arritur të njëjtin efekt rritet me kalimin e kohës, dhe tërheqja përfshin vuajtje psikologjike ose fiziologjike – shenja si nervozizëm, nauza dhe ngërçe në stomak. Një i varur i vërtetë është gjithmonë në rrezikun e një rikthimi në sjelljen problematike.

Në lidhje me sjelljen seksuale, specialitët qartësojnë se  numri i njerëzve për varësinë nga seksi që plotësojnë të gjitha kriteret e një varësie është shumë i pakët dhe i rrallë.

Në shumë raste të varësisë së supozuar të sjelljes, qoftë e përqendruar te seksi, lojërat e fatit, ushtrimet fizike ose ndonjë aktivitet tjetër, njerëzit janë të përfshirë në sjellje problematike dhe jo sjellje varësie.

Varësia nga seksi  ndodh rrallë

Nuk do të gjeni diagnozë “Varësi ndaj seksit” në Manualin aktual Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM-5) botuar nga Shoqata Amerikane e Psikiatrisë, si një udhëzues për diagnostikimin e kushteve të shëndetit mendor. Sjellja seksuale kompulsive nuk renditet në DSM-5-TR si një diagnozë, por ndonjëherë ajo diagnostikohet si pjesë e një gjendjeje tjetër të shëndetit mendor, siç është një çrregullim i kontrollit të impulsit ose një varësi sjellore.

Edhe në ICD 11 (Klasifikimi Ndërkombëtar i Sëmundjeve, edicioni 11-të , Organizata Botërore e Shëndetësisë përcakton çrregullimin e sjelljes seksuale kompulsive si një çrregullim të kontrollit të impulsit.

Specialisti Duke, Allen Frances, i cili drejtoi Task Forcën e DSM-IV, thotë se në rastet e vërteta të varësisë, “diçka që mund të kishte dhënë kënaqësi në fillim nuk jep më kënaqësi, por nuk mund të ndalet”. Për shumicën e njerëzve, përfshirë edhe ata për të cilët seksi krijon probleme, vetë akti seksual mbetet një akt që jep gjithnjë kënaqësi. “Mund të ketë shumë pak njerëz që thjesht nuk mund të ndalojnë dhe kjo po i shkatërron jetën dhe familjen e tyre,” thotë Frances. Por studiuesi paralajmëron se përdorimi i tepruar i etiketës “varësia ndaj seksit” – duke përfshirë nga individë që janë kapur në afera dhe mund të jenë të etur për të shmangur fajin – rrezikon “ta kthejë sjelljen e keqe në një çrregullim mendor”.

Përgatiti @Rudina Koromani, Psikologe Klinike, shkurt 2025

Next Post
Tabaku: PD duhet të bashkohet, ndarja favorizon Ramën

“Shteti, pengesa më e madhe për biznesin”- Tabaku: Ne propozojmë një sistem të drejtë fiskal që nuk favorizon askënd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

March 5, 2026
Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

March 5, 2026
Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

March 5, 2026
Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

March 5, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In